Author: korrektpress

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove, arrestohen në flagrancë tre persona.Sipas një njoftimi për media sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.Tutje thuhet se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka inspektuar sot disa nga projektet që po zhvillohen në territorin e komunës, duke vlerësuar përparimin e punimeve dhe duke u takuar me ekipet që po punojnë në terren. Ai ka theksuar se projektet po ecin sipas planit dhe standardeve të vendosura.Gjatë vizitës, kryetari ka parë nga afër punimet në disa lokacione kyçe, përfshirë parkingun pranë oborrit të xhamisë në fshatin Paldenicë, trotuarin që lidh rrugën “Adem Jashari” me Paldenicën, punimet në sallën e sporteve të ShFMU “Ilaz Thaçi”, si dhe parkun te pishat në fshatin Gorancë. Ballazhi njoftoi gjithashtu se…

Read More

“OBRM-PDUKM do ta riemërojë statusin e emigrantëve në ‘punëtorë ekonomikë’. Me sa duket, kjo është arsyeja pse po u premtojnë atyre punë dhe akomodim, pra qëndrim të përhershëm”, tha LSDM në një deklaratë. Partia thotë se “plani i OBRM-PDUKM për të pranuar emigrantë në Maqedoni është zbuluar plotësisht”.”Dhe nuk janë vetëm shkrimet e mediave britanike dhe botërore që e konfirmojnë këtë. Duke ndjekur modelin e Vuçiqit me litiumin në Serbi, OBRM-PDUKM dhe Mickoski duan ta zbatojnë projektin emigrantë për para në Maqedoni me të njëjtën teknikë. Pakoja përmban edhe një marrëveshje kredie. Nuk ka para në shtet, nuk ka para…

Read More

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme – ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë është konfiskuar duhan i grirë, mjaltë e filtera cigaresh. “Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është…

Read More

Poezi nga: Gerald Locklin Përktheu: Fadil BajrajShoqja ime “J” punon në qeverinë lokale. Tash së voni asaj iu desh të vuloste disa dokumente Nga Sekretari i Gjykatës, i cili ishte brenda sallës së gjyqit, Dhe duke vepruar kështu ajo dëgjoi këtë bisedë:Prokurori: “A nuk është e vërtetë, zotëri, që i thatë Oficerit se kishit në posedim një Armë zjarri?”“Jo, zotëri”, u përgjigj i Pandehuri, “I thashë atij Se penisi im ishte arma ime, dhe se ai ishte i mirëpritur Ta shihte nga afër.”“Ama oficeri dhe dëshmitarët kanë dëshmuar Se ishin të sigurt se kishit një armë.”“Ata e dinin që unë…

Read More

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur mes Fjollës dhe Shkurtës pas përfundimit të darkës së banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova.Debati nisi kur Fjolla i tha Shkurtës se nuk e kishte njohur atë para hyrjes në shtëpi, një deklaratë që e acaroi menjëherë Shkurtën. Ajo kundërshtoi duke thënë se kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe se Fjolla nuk kishte ndjekur në television figurën e saj. BBVK/YouTubeNga ana tjetër, Fjolla mbrojti qëndrimin e saj, duke thënë se ajo ka një bagazh të madh për jetën dhe përvojën, dhe se Shkurta nuk mund të kishte të njëjtin bagazh. Pas…

Read More

Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi ka zhvilluar së fundmi bisedime me agjentin e Davide Frattesit, duke sinjalizuar interesin serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit në afatin kalimtar dimëror.Mesfushori italian po has vështirësi për të siguruar një rol të qëndrueshëm nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, teksa këtë sezon ka qenë titullar vetëm në një ndeshje të Serie A dhe shpesh është lënë në stol. Konkurrenca e fortë me emra si Hakan Çalhanoglu, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan, Piotr Zielinski dhe Petar Sucic e ka ulur më tej hapësirën e tij në skuadër.Në anën tjetër, Juve…

Read More

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, njofton se sot, më 12 dhjetor nga ora 15:00 -21:00, do të realizoj një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Prishtinës.Në njoftim thuhet se ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit,…

Read More

Google po planifikon të prezantojë syze të zgjuara (smart glasses) në vitin 2026, pas një përpjekjeje të mëparshme që përfundoi me dështim. Gjiganti i teknologjisë krijoi shumë pritshmëri në vitin 2013 kur prezantoi Google Glass, të cilat disa i panë si teknologjinë e së ardhmes, edhe pse kishin pamje të pazakontë me një ekran të madh mbi syrin e djathtë. Google tërhoqi atë produkt në vitin 2015, vetëm më pak se shtatë muaj pasi u prezantua në Britaninë e Madhe. Tani, kompania planifikon rikthim në treg me syze të reja që duken shumë më mirë. Teknologjia e re e Google…

Read More

Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës ka shënuar një arritje historike në fushën e astronomisë vendore, duke realizuar për herë të parë video dhe fotografi të planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit. Vrojtimet u bënë përmes kamerës planetare të integruar në teleskopin Schmid Cassegrain 14″, pajisje moderne që po mundëson një nivel të ri kërkimi dhe dokumentimi shkencor.Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Shtimes dhe vetë Observatori Kombëtar, theksohet se pamjet e kapura shënojnë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e vrojtimeve astronomike në Kosovë, raporton Telegrafi. Përmes këtyre imazheve, janë regjistruar me sukses brezat karakteristikë të Jupiterit dhe unazat…

Read More