Author: korrektpress

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentes Vjosa Osmani lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke theksuar se 28 dhjetori ishte e vetmja datë e mundshme për mbajtjen e tyre.E pyetur për deklaratat se ka dashur t’i bëjë puç me udhëheqësit e Shqipërisë, kryeministrit Albin Kurti, Osmani ka thënë se nuk mund të konsiderohet puç ndaj dikujt duke ia dhënë datën 28 dhjetor për zgjedhjet nacionale, duke pritur diasporën e duke vizituar edhe komunat të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. “Je presidentja më e mirë e shekullit XXI”, Osmani: Kurti më kishte…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe mënyrën se si do të realizohet e njëjta, deklaroi se sot pret që të ulet çmimi i karburantëve për 2.5 denarë për litër.“Pikërisht ashtu, faleminderit. Gjatë ditëve të fundit kemi punuar së bashku me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale me furnizuesin më të madh, do të thosha, që është OKTA. Lajmi i mirë për qytetarët është se OKTA, nga sot, për kompanitë që bashkëpunojnë me të, do të japë një zbritje prej rreth 45…

Read More

Interi po planifikon një verë të nxehtë në afatin kalimtar, duke qenë i gatshëm të shqyrtojë ofertat për shumicën e lojtarëve të tij. Drejtuesit sportivë të klubit synojnë të analizojnë çdo propozim që vjen, duke marrë vendime bazuar në strategjinë sportive dhe financiare. Megjithatë, ekzistojnë dy futbollistë që konsiderohen të pakërcyeshëm dhe nuk do të jenë në shitje.Lojtarë si Federico Dimarco, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Marcus Thuram kanë treg shumë të mirë në Evropë dhe priten oferta të rëndësishme gjatë verës. Interi është i hapur ndaj negociatave për këta futbollistë, dhe nëse ofertat janë të larta, klubi mund të…

Read More

Sirena alarmi u aktivizuan sot herët në mëngjes në bazën ajrore Incirlik të Turqisë – objektiv kyç i NATO‑s ku janë të vendosura trupat amerikane afër qytetit juglindor Adana.Banorët e Adanës, rreth 10 km nga baza, u zunë nga sirenat e sulmit ajror rreth orës 3:25 sipas kohës lokale, që u dëgjuan për rreth pesë minuta.Në rrjetet sociale u publikuan edhe video ku shihet një objekt që lëviz në qiell – që nxit dyshimin se mund të jetë një raketë që po lëvizte drejt bazës ajrore. Sirena u dëgjuan edhe brenda bazës Incirlik, ku janë të stacionuara forcat amerikane dhe…

Read More

Modelja e njohur braziliane, Gisele Bundchen, tërhoqi vëmendjen gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Miami, ku u shfaq me unazën e saj të martesës nga bashkëshorti i ri, Joaquim Valente.45-vjeçarja ishte e ftuar nderi në lansimin e linjës Fructis Diamond Sleek të Garnier, markë për të cilën ajo është ambasadore. Bundchen u shfaq elegante me një fustan argjendi të zbukuruar me gurë të çmuar dhe taka të njëjta, ndërsa flokët biondë i kishte mbledhur në një bisht të lartë, shkruan DailyMail. Ajo kishte zgjedhur aksesorë minimalë, duke bërë që në qendër të vëmendjes të ishte unaza…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si rezultat i një shpërthimi të gypit të ujësjellësit në Zveçan, duke ndikuar në furnizimin me ujë në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe në vetë komunën e Zveçanit.“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si pasojë e një shpërthimi të gypit të ujësjellësit në Zveçan, aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.Kompania ka bërë të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë më 03.03.2026, rreth në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave.Policia njofton se pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.“Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për së paku 12 vepra të…

Read More

Kryeministti i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sot po planifikon të ju dërgoj ftesa liderëve opozitarë për takime në fillim të javës së ardhshme për çështjen e presidentit. Kurti përmes një prononcimi për media nga QKUK ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duke theksuar se stabiliteti institucional duhet të jetë prioritet dhe se zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut me partitë opozitare.“Së pari unë kam zhvillur tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy takime me kryetarin e PDK-së, fatkeqësisht në 48 orët e fundit para se të mbërrinte mesnata e 5 marsit nuk…

Read More

Një grua nigeriane vendosi një Rekord Botëror Guinness për numrin më të lartë të arritur duke numëruar me zë, pasi kaloi 70 ditë duke numëruar deri në 1,070,000.Numërimi me zë mund të mos duket si diçka shumë e vështirë në botë, por a mund ta imagjinoni ta bëni atë deri në 14 orë në ditë për 70 ditë rresht? Është një përsëritje monotone që do t’i çmendte shumë njerëz, por Favour Ogechi Ani ishte aq e pasionuar dhe e fokusuar për të thyer rekordin 18‑vjeçar për numërimin më të lartë me zë, saqë s’kishte menduar të dorëzohej.Favour filloi më 8…

Read More

Prodhuesi i njohur i telefonave Samsung ka prezantuar një funksion të ri për pajisjet Galaxy, që do të rrisë sigurinë e përdoruesve. Funksioni i quajtur “Inactivity Restart” bën që telefoni të rindizet automatikisht pas 72 orësh pa aktivitet.Ky hap është i menduar për të mbrojtur të dhënat personale në rast se telefoni humbet ose vidhet. Pas rindizjes, pajisja hyn në gjendjen “Before First Unlock” (BFU), ku biometria nuk funksionon dhe përdoruesi duhet të fusë PIN ose fjalëkalim për të pasur qasje në telefon.Samsung njofton se ky funksion po vendoset fillimisht në modelet e fundit Galaxy dhe do të jetë i…

Read More