KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales

OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje të Këshillit Drejtues dhe strukturave të saj, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, mbledhja do të mbahet në selinë qendrore të organizatës, duke filluar nga ora 12:00.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të mbledhjes, organizata ka paralajmëruar edhe konferencë për media, e cila do të mbahet në ora 13:30.

“Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me qëndrimin që do të mbajë apo veprimet që mund të ndërmarrë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.