- Reagon ushtria amerikane dhe presidenti Trump, pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen zjarr në Ngushticën e Hormuzit
- Gjykata tregtare e SHBA-së vendosi kundër tarifave të fundit globale prej 10% të presidentit Trump
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Videoja ku Rihanna duket se injoron këngëtaren Tyla në Met Gala shkaktoi reagime të mëdha
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë
- Kalimet drejt Anglisë reklamohen në TikTok, “The Telegraph”: Bandat premtojnë udhëtime për vetëm 150 paund
Author: korrektpress
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë të shtunën (nesër) në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30.“Pas takimit do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim.Nuk janë bërë të ditura arsyet e vizitës së tij. Për Sorensenin do të jetë vizita e dytë në Prishtinë brenda pak kohëve. Ai ishte në kryeqytetin e Kosovës edhe në fund të shkurtit, pasi Qeveria e re mori detyrën. U takua me kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të premten se do të ftojë opozitën për takime javën e ardhshme për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai e ka cilësuar si “të dëmshme dhe të gabuar” mungesën e takimeve në dy ditët e fundit para mesnatës së 5 marsit, kur Kuvendi u mblodh për votimin e presidentit.Opozita, ndërkohë, ka pranuar ftesën për bisedime, por ka ngulur këmbë se takimet mund të zhvillohen vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të shpallë aktgjykimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kjo nënvizon situatën e ndërlikuar politike dhe tensionet e vazhdueshme midis qeverisë…
Ka skuadra që për tre ose katër vite shënojnë pothuajse çdo rast që krijojnë, ndërtojnë një bërthamë fantastike, ndoshta arrijnë deri në gjysmëfinale ose fitojnë një trofe të madh – dhe më pas zhduken në realitetin e përditshëm të futbollit.Por ka edhe klube që, pas përfundimit të një gjenerate të artë, nuk bien në harresë, por pothuajse automatikisht përgatisin gjeneratën e radhës. Pikërisht këtu qëndron dallimi mes një klubi vërtet të madh dhe një klubi që thjesht pati një gjeneratë të jashtëzakonshme.Barcelona humbi fillimisht Xavi, Iniesta dhe Busquets, e më vonë edhe Lionel Messi. Real Madridi humbi Cristiano Ronaldon, më…
Aktorja Jane Lapotaire, e njohur për publikun për rolin e saj si Princesha Alice e Battenbergut në serialin e Netflix-it “The Crown”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.Lajmi për vdekjen, e cila ndodhi më 5 mars, u konfirmua nga Royal Shakespeare Company, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.Jane Lapotaire lindi më 26 dhjetor 1944 në Ipswich. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1965 në teatrin Bristol Old Vic, ku kaloi dy vjet, dhe në vitin 1970 ishte një nga themelueset e teatrit Young Vic.Ajo tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut në vitin 1977, së pari…
Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Spanjës, Ivan De la Pena, duke e fajësuar për largimin e talentit të ri Dro Fernandez.Talenti 18-vjeçar iu bashkua Paris Saint‑Germain për 8.4 milionë euro gjatë afatit kalimtar dimëror. Ai përfaqësohej nga De la Pena, i cili ka punuar më parë si agjent me disa lojtarë të Barcelonës.I marrë nga skuadra U19 nga trajneri Hansi Flick, Dro filloi të bënte paraqitje me ekipin e parë në fillim të sezonit. Megjithatë, Barcelona nuk arriti ta lidhte me një kontratë të re pasi ai mbushi…
Ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të gjatë në Facebook shprehur shqetësim për gjendjen e rënduar ekonomike, politike dhe të sigurisë në vend.Sipas Haradinajt, afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar, parlamenti është i pezulluar dhe ekziston një ngërç institucional i paparë. Ai thekson se situata e krijuar vjen nga prioritetet personale dhe partiake të udhëheqësve, ndërkohë që vendi ka nevojë urgjente për normalitet dhe bashkim.Haradinaj apelon që qytetarët dhe liderët të kapërcejnë interesat e tyre dhe të punojnë për të mirën e përbashkët. Ai thekson rëndësinë e krijimit të institucioneve…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot u angazhua për të propozuar ndryshime në gjithësejt tetë ligje të tashme me qëllim të masave për të t’u përballur me dhunën ndaj grave.Kështu u vendos sot nga grupi punues nën kujdesin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.“Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistematike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, sot u mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për Monitorimin, Analizimin dhe Dhënien e Rekomandimeve për Përmirësimin e Legjislacionit Kombëtar për…
Mediat libaneze raportojnë se Forcat Ajrore Izraelite hodhën fletëpalosje në Bejrut pak kohë më parë, duke u bërë thirrje civilëve të veprojnë kundër Hezbollahut.Një nga fletëpalosjet, drejtuar popullit libanez, thoshte: “Ju duhet ta çarmatosni Hezbollahun, mburojën e Iranit”, dhe “Libani është vendimi juaj, jo i dikujt tjetër”.Fletëpalosja përfshinte një kod QR, së bashku me frazën: “Njësia 504 po punon për të siguruar të ardhmen e Libanit dhe popullit të tij”.Njësia 504 është një njësi e inteligjencës ushtarake izraelite. إلقاء مناشير “إسرائيلية” فوق بيروت #ملحق pic.twitter.com/pEQvQ2wUEn— Mulhak – ملحق (@Mulhak) March 13, 2026 View this post on Instagram A post shared…
Trajneri Alvaro Arbeloa është i bindur se Kylian Mbappe do të jetë në gjendje të udhëtojë me Real Madridin për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, por sfida ndaj Elche vjen shumë shpejt për të.Real Madridi fitoi bindshëm 3-0 ndaj Cityt në “Santiago Bernabeu” të mërkurën, falë një het-triku të Federico Valverde në pjesën e parë.Skuadra madrilene mund të marrë një tjetër shtysë të madhe për këtë përballje me rikthimin e Mbappe, i cili po rikuperohet nga një ndrydhje në gjurin e majtë, problem që e ka shqetësuar që nga…
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte nga Kryeministria, dha një konferencë për shtyp.Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se javën që vjen në Kuvend do të votohet një rezolutë për të shpallur Republikën e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.“Në javën që vjen, Parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Islamike të Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.Në këto hapa nuk jemi pionierët, sepse ka pasur të tjerë më parë, partnerë, aleatë dhe miq që e kanë hedhur këtë hap, por është koha…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari