Shpallja e aktgjykimit në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së ka prekur një mori figurash të njohura publike, të cilat kanë reaguar të revoltuar ndaj verdiktit.
Ata kanë bërë një sërë reagimesh përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, ndërsa të famshëm nga Kosova dhe Shqipëria i ka bashkuar një kauzë e përbashkët.
Një reagim të ngjashëm ka pasur edhe Anisa Veseli, e cila përmes një serie postimesh ka vlerësuar kontributin e UÇK-së, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vetë babai i saj.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet gjatë një video-thirrjeje me të atin, ndërsa ky i fundit ishte përfshirë nga lotët.
“Ti babë ke luftuar për këtë vend. Ke dhënë nga vetja për lirinë që ne e jetojmë sot. Nuk e meriton të jesh me lot në sy e me zemër të rënduar. Për mua dhe për shumë njerëz, sakrifica jote nuk harrohet kurrë”, ka shkruar ish-banorja e BBVK-së.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
Anisa po ashtu ka bërë një mori postimesh të tjera lidhur me rastin, ndërsa në njërin prej tyre ka shkruar: “Jo në emrin tim”.