Author: korrektpress

Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pasi për disa orë u përfol se Labinoti kishte lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.Largimi i tij u justifikua me arsyen se gjyshja e tij ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Ky informacion iu përcoll banorëve nga Benita, e cila i mblodhi të gjithë dhe ua bëri të ditur se Labi kishte dalë nga shtëpia, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim. BBVK/YouTubeMegjithatë, pas disa orësh pasigurie, situata mori një kthesë të papritur. Labinoti u rikthye sërish në shtëpi, duke zbuluar se largimi i…

Read More

Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit po hyn në fazën e zbatimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se dërgimi i pakove do të realizohet përmes një operatori ekonomik, nga depoja e DHL-së në Prishtinë.Elezi ka theksuar se pakot me fletëvotime do t’u dërgohen votuesve të regjistruar jashtë Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin…

Read More

Mikel Arteta ka shprehur hapur pakënaqësinë me paraqitjen e Arsenalit, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Wolves, e cila u sigurua vetëm falë një autogoli në minutën e 94-të nga Yerson Mosquera.“Topçinjtë” kaluan në epërsi fillimisht po ashtu nga një autogol, kur goditja nga këndi e Bukayo Sakas u përplas në shtyllë dhe më pas në shpinën e portierit Sam Johnstone, duke përfunduar në rrjetë. Megjithatë, Wolves barazoi në minutën e 90-të, kur Tolu Arokodare realizoi me kokë ndaj David Raya-s, duke krijuar përshtypjen se mysafirët kishin rrëmbyer një pikë në “Emirates”.Gëzimi i Wolves zgjati pak, pasi një tjetër krosim i Sakas…

Read More

Sulmuesi Arkadiusz Milik ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në rikthimin e tij të gjatë nga lëndimi, pasi të martën është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin e parë të Juventusit në qendrën stërvitore Continassa, pas plot 550 ditësh jashtë fushave.Sulmuesi polak ka kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të problemeve serioze fizike, që e kanë mbajtur larg futbollit për një kohë shumë të gjatë. Për këtë arsye, rikthimi i tij në stërvitje me ekipin përfaqëson një moment të shumëpritur brenda klubit bardhezi.Prania e Milikut në seancat stërvitore me grupin ka sjellë optimizëm të ri te…

Read More

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi dhe Sri Lanka kanë lënë mbi 2 mijë persona të vdekur dhe të zhdukur.Përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, stuhitë dhe ciklonet e paprecedentë kanë shkaktuar shkatërrime të gjera në të gjithë Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore, ndërsa Indonezia është goditur më rëndë, e ndjekur nga Sri Lanka.Agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive e Indonezisë tha se deri më tani 995 persona kanë vdekur dhe 226 janë të zhdukur në Sumatra dhe mbi 5 mijë të plagosur, teksa operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.Më shumë se 3.2 milionë njerëz janë prekur nga…

Read More

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është…

Read More

Një detaj i harruar që mund t’ju lehtësojë çdo gatimSirtari poshtë furrës te sobat klasike elektrike shpesh shihet si një vend praktik për të ruajtur enë që përdoren rrallë. Në shumë shtëpi aty mbahen tepsi, kapakë, tiganë, madje edhe sende që nuk kanë lidhje me gatimin, si vegla të vogla pune, letra smerili apo lecka pastrimi. Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz nuk e dinë funksionin e tij të vërtetë.Edhe pse duket joshëse ta përdorim këtë hapësirë si depo shtesë, sirtari poshtë furrës nuk është projektuar për ruajtje, por ka një rol praktik në kuzhinë. Funksioni i tij kryesor është…

Read More

Shenja të heshtura që tregojnë nevojën për lidhje, edhe kur mendoni se jeni mirëKa momente kur një gjë e vogël na godet më fort sesa e prisnim. Jo sepse është e madhe, por sepse prek një vend brenda nesh që ka kohë që ka mbetur i pambushur. Vetmia shpesh duket pikërisht kështu – jo si dramë, por si një presion i heshtur në kraharor kur dikush më në fund na vëren.Vetmia nuk paralajmërohet gjithmonë qartë. Ndonjëherë maskohet si mirënjohje, ndonjëherë si ndjeshmëri, ndonjëherë si një peshë e pashpjegueshme. Dhe më së shpeshti e dallojmë vetëm nga mënyra se si reagojmë…

Read More

FaZe e ka fituar derbin ndaj NaVi-t për t’u kualifikuar në finalen e madhe të CS2 Majorit, i cili po zhvillohet në Budapest.Edhe pse NaVi ishte dukshëm më e mirë në fillim, FaZe arriti ta përmbyste rezultatin nga 1-0 në mape në 1-2 për ta prerë biletën për finale.Organizata ukrainase e nisi fuqishëm në mapin e tyre të zgjedhur “de_ancient”, ku arriti fitore me rezultat 13-5. Ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri zhvilloi ndoshta paraqitjen më të mirë që kur iu bashkua NaVi-t për të bërë 21 eliminime dhe një vlerësim të çmendur prej 2.54.2.54 Rating124 ADR21-8 K/DYoung superstar shining the…

Read More

Organizatori i turneut të Lionel Messit në Indi është arrestuar dhe policia lokale ka nisur një hetim pasi paraqitja e argjentinasit në stadiumin ‘Salt Lake’ në Kalkutë përfundoi në kaos.Messi ndodhet aktualisht në Indi si pjesë e një turi treditor të quajtur “GOAT”.Gjatë këtij turi, fituesi tetë herë i Topit të Artë është planifikuar të marrë pjesë në koncerte të shumta, klinika futbolli për të rinj dhe iniciativa bamirësie në ngjarje që zhvillohen në Kalkutë, Hyderabad, Mumbai dhe Neë Delhi.Kalkuta ishte ndalesa e parë e turit, ku ai mori pjesë në një sesion takimi me tifozët dhe zbuloi virtualisht një…

Read More