- Karim Benzema shkëlqen në debutim me Al Hilal – francezi shënon het-trik
- Kur nuk duhet ta përdorni më AdBlue?
- Inspektorati i Tregut mbyll 26 motele dhe villa
- Publikon pamje nga operacionet e aeroplanmbajtëses amerikane në Lindjen e Mesme – shumë aeroplanë të gatshëm për aksion
- Thellohet kriza te Shkupi, drejtuesit aktualë ngrijnë të gjitha aktivitetet
- Syla: Të arrestuarit në Serbi, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së
- Arrestohet në Serbi një tjetër qytetar i Kosovës, Koci: Po bëhet shqetësuese
- ‘Shqip Up Comedy Festival’ zgjerohet në Gjermani: Humor shqiptar në Këln dhe Dyseldorf
Author: korrektpress
Para ca ditësh, Xheneta Fetahu, publikoi një InstaStory nga shtëpia e saj, duke treguar gjendjen e vështirë pas një operacioni në hundë. Ajo u shpreh se ndërhyrja erdhi për shkak të një devijimi, duke shtuar se ka vuajtur më parë nga astma.“Sot kam filluar pak me marrë veten dhe shyqyr po shoh sot. Kam pasur problem më herët, kur kam pas ndërhyrje prej aksidentit të kaluar. Punimi brenda hundës ka qenë shumë keq, unë e kam astmën dhe kam pasur problem nëse s’marrë frymë mirë nga hunda”, tregoi Xheneta.Lidhur me thashethemet se mund të ishte sulmuar, ajo u përgjigj me…
Qeveria gjermane është futur në botën e memeve virale duke përdorur “pinguinin nihilist” për të përcjellë një mesazh shprese rreth fuqisë së solidaritetit evropian.Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul publikoi një video me Inteligjencë Artificiale në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet shpendi i preferuar i internetit.Postimi e riemërton memen e një pinguini të vogël që ndërmerr një udhëtim të vetmuar drejt maleve të gjera të Antarktidës si një simbol të këmbënguljes evropiane përballë sfidave të mëdha, në vend të një shprehjeje të dëshpërimit ekzistencial.Në videon e Wadephul, pinguini është paraqitur si një krijim shumëngjyrësh i Al. View this…
Bayern Munichu është ndalur në një barazim në udhëtim te Hamburgu, në kuadër të xhiros së 20-të në Bundesliga.“Bavarezzët” edhe pse dominuan nuk arritën t’i merrnin pikët e plota, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2.Fabio Vieira u tregua i saktë nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin (34’).Sidoqoftë, Harry Kane shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich për ta barazuar shpejtë rezultatin (42’).Bayerni e përmbysi epërsinë përmes Serge Gnabry, sidoqoftë goli u anulua për pozitë jashtë loje.Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë – Michael Olise e gjeti Luis Diaz, i cili nuk gaboi përballë portierit për ta…
Chelsea me rikthim ka arritur t’i fitojë pikët e plota në përballjen londineze ndaj West Ham Unitedit.“Blutë” ishin në disavantazh prej dy golave, por arritën ta përmbysnin në 3-2 për t’i gëzuar tifozët midis “Stamford Bridge”.Jarrod Bowen kaloi West Hamin në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë për të shënuar nga afërsia.Ndërsa, ishte Summerville që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Wan-Bissaka (36’).Megjithatë, në pjesën e dytë Chelsea zhvilloi krejtësisht lojë tjetër. Joao Pedro fillimisht me një goditje të fuqishme e ngushtoi epërsinë (58’).Ndërsa, ishte Marc Cucurella që shënoi me kokë nga afërsia për ta barazuar rezultatin (70’).Fitoren e Chelseas krejt…
Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Gostivar, për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit.Sipas komunës, pagesa do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill.“Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet e tjera arsimore, çka ka…
Besiktas arriti fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Konyasporit, megjithatë situata nuk shkoi mirë për mesfushorin Kristjan Asllani.Ylli shqiptar iu bashkua skuadrës turke të premten mbrëma, ndërsa debutoi qysh sot ndaj Konyasporit, debutim që duhet harruar sa më parë.Vetëm pesë minuta pas inkuadrimit, Asllani shkaku i një ndërhyrje të rëndë u përjashtua direkt me karton të kuq (82’).Beşiktaş’ta yeni transfer Kristjan Asllani kırmızı gördüDetaylar: https://t.co/cR4rgzZJ90#Beşiktaş pic.twitter.com/fh8xhhdOs5— Haber1903 (@haber1903tv) January 31, 2026 Sidoqoftë, e mira është që Besiktas në fund i mori pikët e plota, përndryshe turqit mund ta shihni edhe ‘fajtor’ për ndonjë humbje të mundshme.Vlen të ceket se në…
Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të Punës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i konfirmuar i partisë, Lumir Abdixhiku, foli për mediat, duke dhënë detaje mbi vendimet dhe qëndrimet e partisë.Ai bëri të ditur se gjatë Kuvendit janë miratuar dy deklarata politike, njëra lidhur me situatën politike në vend dhe tjetra për gjendjen dhe reformimin e brendshëm të LDK-së.“Janë deklarata që kërkojnë maturitet politik. LDK-ja shpreh gatishmëri që ta ofrojë veten për të dhënë mendime me këdo që është pjesë e skenës politike në Kosovë. Nuk kemi folur specifikisht për koalicione apo pozicione specifike, por kemi dhënë vlera…
Fotografitë duket se e tregojnë ish-Princin Andrew i përkulur mbi një grua të shtrirë në dysheme, në publikimin e fundit të dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.Në një imazh pa datë, Andrew Mountbatten-Windsor shikon drejtpërdrejt kamerën ndërsa përkulet mbi një grua, fytyra e së cilës është errësuar.Një fotografi tjetër tregon dorën e Mountbatten-Windsor të vendosur mbi barkun e të njëjtit person. Dokumentet e fundit të Epstein përmbajnë gjithashtu një shkëmbim email-esh midis shkelësit të dënuar seksual Jeffrey Epstein dhe Mountbatten-Windsor në gusht 2010, në të cilin financieri fton familjen mbretërore të takohet me një “mik” për darkë…
Këngëtarja e njohur, Tayna, ka ndarë së fundmi disa fotografi speciale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Dyshja u takua gjatë premierës së dokumentarit “Melania”, një ngjarje që solli në Kosovë vëmendjen ndërkombëtare mbi figurën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.Në njërën nga fotografitë, Tayna i ka dhënë përshkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”, duke theksuar jo vetëm respektin, por edhe lidhjen e veçantë mes botës politike dhe asaj të artit. Tayna/InstagramNgjarja e organizuar në bashkëpunim me Presidencën dhe Cineplexx pati pjesëmarrjen e artistëve dhe personaliteteve të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit të kërkuar nga vetë ai të shtunën, në Kuvendin e partisë, duke u konfirmuar me shumicë votash për të vazhduar udhëheqjen e LDK-së.Pas përfundimit të procesit, Abdixhiku ka bërë të ditur se Kuvendi ka zhvilluar mbi shtatë orë diskutime, ndërsa qëndrimin e tij në krye të partisë e ka cilësuar si privilegj dhe përgjegjësi.“Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK-së, për të cilin jam falënderues. Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe për kundërshtimet gjatë këtij procesi”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.Ai…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari