- Vendim i papritur nga Ruben Neves, Real Madridi dhe Atletico Madridi mbeten jashtë planeve
- Fero ironizon me Mozzik pas këngës së re “Diss”: Paramendo Albin Kurti duke munduar t’i bëj kurthe Mozzikut
- LSDM: Ende nuk ka përgjigje se si 5 ton drogë e kaluan kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi
- AUV bllokon produktin ushqimor për foshnja “BEBA SUPREM PRE” 800 gr
- Kosova me gjashtë xhudistë në Paris Grand Slam 2026
- Plagoset rëndë në Moskë gjenerali i lartë rus – aleati i Prigozhinit
- Përmirësoni shëndetin e zorrëve duke ngrënë këto ushqime, përfshijini ato në dietën tuaj të përditshme
- E quajti ‘pervers’, gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selinës
Author: korrektpress
Një kompani e mbështetur nga Oaktree Capital, Pure Data Centres, njoftoi të hënën se planifikon të investojë deri në 1 miliard euro në ndërtimin e një kampusi të madh të qendrave të të dhënave në Amsterdam.Dhe bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha “hyperscale” të këtij viti në Evropë. Kampusi do të jepet me qira nga një klient i vetëm “hyperscaler”, sipas kompanisë. “Hyperscalerët”, si Amazon, Meta, Google dhe Microsoft, po garojnë për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale, me shpenzime që pritet të arrijnë qindra miliarda dollarë në vitin 2025. Edhe pse këtë vit janë shpallur shumë…
Ky partneritet nuk është vetëm mbështetje, por një proces afatgjatë në forcimin e institucioneve, rritjen e ekspertizës dhe krijimin e sistemeve moderne të cilat do të sigurojnë financa publike transparente, të parashikueshme dhe përgjegjëse, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke u kthyer në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave të SHBA-së përmes Zyrës së tyre për ndihmë teknike (OTA).Dimitrieska-Koçoska theksoi se bashkëpunimi me Thesarin e SHBA-së në pjesën e sektorëve Buxhet dhe Thesar ka rrënjë të thella dhe se sistemi ynë për planifikim buxhetor fillimisht është zhvilluar me ndihmën teknike të SHBA-së në periudhën nga viti 2004 deri në…
Në jug të Parisit, pasagjerët këtej e tutje kanë mundësi të përdorin nje mjet tjetër për qarkullimin urban, teleferikun Câble C1. Sipas menaxhuesit Île de France Mobilités, katër kilometra e gjysmë përbëjnë linjën më të gjatë urbane të teleferikut në Europë.Në qytetin jugor Tuluzë ka një lidhje teleferiku në distancën tre kilometra. Edhe në portin e Barcelonës apo në Londër vizitorët dhe banorët mund të përdorin teleferikun e qytetit, që përshkon distancë nga një deri në 1,3 kilometra mbi qytet.Po ashtu edhe në rajonet malore të kontinentit ka shërbim transporti me teleferikë, që arrijnë distanca të ngjashme me atë të…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 16 fëmijë, nga të cilët 12 janë vajza dhe 4 djem.Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar janë kryer gjithashtu edhe shërbime të tjera mjekësore në volum të konsiderueshëm: 2,601 vizita specialistike; 211 pranime pacientësh; 164 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë; 1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike; 61 operacione të suksesshme; 210 dializa; 509 Rëntgen, 252 Eho, 73 MRI, 19 Mamografi; 30 ergometri dhe 34 ehokardiografi; 4 kollonoskopi dhe 23 gastroskopi; 286 shërbime fiziatrike. Spitali i Përgjithshëm…
Atletico Madrid është përballur me një situatë të rëndësishme financiare pas fillimit të shkëlqyer të sezonit nga Nico Gonzalez.Ylli argjentinas, i huazuar nga Juventusi, ka fituar shpejt besimin e Cholo Simeone falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe angazhimit në fushë. Impakti sportiv i Nico GonzalezQë nga mbërritja e tij, Gonzalez është integruar mirë në stilin konkurrues të Atleticos. Ai ofron energji, intensitet dhe një punë të madhe në fazën mbrojtëse, duke e bërë atë një alternativë të besueshme për sulmet në krah. Trajneri Simeone e ka përdorur rregullisht në pjesën e parë të sezonit, duke i dhënë mundësinë të fitojë minuta…
Po bëhet më e zgjuar, por ende bën shumë gabime, ndërsa tregjet financiare pritet të pësojnë rënie.Nga: Andy Kessler, biznesmen, investitor dhe autor / The Wall Street Journal Përkthimi: Telegrafi.comAshtu si instalimet e ujit brenda shtëpisë apo tosti me avokado, inteligjenca artificiale [IA] do të ketë ndikim të madh. Por, mos prisni një rritje në linjë të drejtë. Ja ku janë e mira, e keqja dhe e shëmtuara.• E Mira. IA0ja është shumë e zgjuar. ChatGPT-ja arrin në përqindjen e 93-të në testet e leximit dhe të të shkruarit të SAT [Scholastic Assessment Test – testet që përdoren të matur…
Një debat i lehtë, por me tension mes banoreve Shkurta dhe Alba ka tërhequr vëmendjen e shikuesve të Big Brother VIP Kosova. Shkurta ka sugjeruar që tek dera të lyejnë sipërfaqen për të rrëshqitur me papuçe, por Alba e ka refuzuar menjëherë idenë.Pasi Shkurta insiston, duke propozuar ta bëjnë me shampo, Alba i përgjigjet qartë: “Jo se gjynah”. BBVK/InstagramEdhe kur Shkurta përpiqet të bindë banoren, duke thënë se nuk është diçka e madhe, Alba qëndron e vendosur: “Jo, se mund të vritet ndonjëri. Këtu bëjnë drama”.Ky moment tregon se ndërsa disa banorë kërkojnë argëtim dhe lojëra spontane, të tjerët preferojnë…
Ka nisur sot procesi i rregullimit të ndriçimit publik në fshatin Siboc, pas rreth dy vitesh mosfunksionimi të këtij shërbimi. Punimet përfshijnë rrugën kryesore të fshatit, si dhe rrugët dytësore, ku po rregullohen defekte të shumta të ndriçimit.Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit, punimet pritet të përfundojnë në kohë sa më të shkurtër, me qëllim që ndriçimi funksional të rikthehet në çdo rrugicë të fshatit.Nga afër, ecurinë e punimeve e ndoqën Nënkryetari i Komunës, Berat Gashi, dhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave (DSHPE), Valon Svirca, të cilët u informuan mbi progresin në terren.Komuna…
Nëse Evropa nuk e braktis planin për të futur një taksë karboni në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në vend të integrimit me vendet anëtare të BE-së dhe formimit të një tregu të përbashkët evropian, do të përfundojmë me tregtimin e energjisë elektrike ekskluzivisht midis vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së, në një panel kushtuar sfidave në sektorin e energjisë, të titulluar “Qendra e Politikave të Energjisë së Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Prishtinë.Bislimoski shpjegoi se çmimi përfundimtar i energjisë elektrike të ofruar në tregun e hapur nuk do të jetë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës ka nxjerrë Urdhëresën Nr. 02/408, me të cilën ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. Kjo urdhëresë është marrë në mbështetje të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen lokale dhe kontrollin e duhanit, si dhe të Statutit të Komunës.Qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, krijimi i një mjedisi pa tym duhani dhe rritja e rendit dhe higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve komunale, raporton Telegrafi.Urdhëresa zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike komunale, përfshirë:…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari