KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Plagoset rëndë në Moskë gjenerali i lartë rus – aleati i Prigozhinit

Plagoset rëndë në Moskë gjenerali i lartë rus – aleati i Prigozhinit

Zyrtari i lartë ushtarak rus, gjeneral-kolonel, Vladimir Alekseyev, është dërguar urgjentisht në spital pas një sulmi me armë zjarri në Moskë.

Aleksejev mban postin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, duke e bërë atë një nga figurat më të rëndësishme në strukturat ushtarake të vendit, raporton theguardian.

Ai njihet për rolin e tij kyç në krizën e qershorit 2023, kur shefi rus i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, organizoi një kryengritje të shkurtër.

Alekseyev ishte një nga zyrtarët e lartë të dërguar për të negociuar me Prigozhin dhe për të qetësuar situatën, duke treguar kështu rëndësinë strategjike të tij në skenën ushtarake dhe politike të Rusisë.

Identiteti i sulmuesit mbetet i panjohur, ndërsa autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, duke marrë parasysh se disa zyrtarë të lartë ushtarakë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe qeveria e Moskës vazhdon t’i fajësojë autoritetet e Kievit për disa nga këto sulme.

Ky incident vjen në një kohë të tensionuar për strukturat e larta ushtarake të Rusisë, duke nënvizuar rreziqet e brendshme dhe pasigurinë në mesin e elitës ushtarake të vendit, që është gjithmonë në shënjestër të intrigave dhe konfliktit të brendshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.