Author: korrektpress

Trepça ka fituar sfidën e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës ndaj Borës, me rezultat 72:90), që u zhvillua në Mitrovicë.Me këtë fitore, kampionët dalin në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, derisa kjo ishte humbja e parë për prishtinasit pas katër fitoreve radhazi, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore e gjashtë humbje.Përballja në “Minatori” ka qenë mjaft interesant, ku fituesi u vendos në periudhën e tretë, që i takoi ‘Xehetarëve’ 11:38, duke vendosur fituesin.Shaquan Jues kishte 25 pikë e 11 pikë te Bora, derisa te mitrovicasit, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë, ndërsa Mikaile Tmusiq…

Read More

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit qeverisës të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar fokusin në zhvillim ekonomik, punësim dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.Sipas Rukiqit, LDK synon të investojë 5 miliardë euro për zhvillim ekonomik, me synim arritjen e një rritjeje ekonomike prej 5–7 për qind dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke përmirësuar po ashtu pagat dhe standardin e jetesës. Programi i partisë përfshin gjithashtu mbështetje për teknologjinë, digjitalizimin dhe inteligjencën artificiale, si dhe garantimin e punësimit dhe trajnimeve për të rinjtë që sapo…

Read More

Të paktën 104 persona, përfshirë 43 fëmijë, kanë humbur jetën në disa sulme me dron në rajonin Kordofan në Sudan që nga 4 dhjetori, njoftoi të martën Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.”Jam i alarmuar nga intensifikimi i mëtejshëm i armiqësive”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk. Ai këtë e deklaroi duke iu referuar përplasjeve midis Ushtrisë së Sudanit, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe Lëvizjes për Çlirimin e Popullit të Sudanit-Veri në Kordofan – një rajon që përfshin tre shtete në Sudan qendror dhe jugor, raporton…

Read More

Franco Foda dhe Amir Rrahmani kanë dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”. Osumane Dembélé u shpall “Futbollisti më i mirë”, Luis Enrique u shpall “Trajneri më i mirë”, ndërsa Gianluigi Donnarumma u shpall “Portieri më i mirë”.Timonieri ynë, Franco Foda për “Lojtarin më të mirë”, i ka dhënë pikët maksimale, 5 pikë, sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembélé. Me 3 pikë është votuar Lamine Yamal, ndërsa një pikë ka shkuar për Harry Kane.Sa i përket homologëve të tij, Foda me 5 pikë e…

Read More

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka shpallur zyrtarisht konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026.Konkursi është shpallur duke u bazuar në Nenin 62, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe në nenin 8 të Rregullores për ndarjen e subvencioneve nr. 01-400/01-0051689/20 të datës 04.12.2020, e miratuar nga Kuvendi Komunal i Skenderajt.Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit është shënuar rritje e numrit të bursave studentore. Për dallim nga vitet e kaluara, kur ndaheshin 100 bursa, këtë vit Komuna e Skenderajt do të ndajë gjithsej 120 bursa për studentët që…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme informon se duke filluar nga nesër (17.12.2025), në një sportel të posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e MTV-së (kati përdhes) në Shkup, i cili do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë paraqitur gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta.Nga MPB thonë se e njëjta gjë mund të bëhet përmes stacioneve të kontrollit teknik të…

Read More

Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur sot se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.Në një postim në Facebook, Bislimi ka shkruar: “Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”.Ai…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka përfshirë dy automjete.“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, dhe një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe apelon tek të…

Read More

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati me numër 2 në listën zgjedhore, Uran Ismaili, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka sot ka vizituar një numër të biznese në kryqytet, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin dhe përkrahjen e tyre.Ismaili ka theksuar se zhvillimi i bizneseve dhe largimi i barrierave që i pengojnë ato janë prioritet i programit të PDK-së, duke nënvizuar se pa përkrahje reale financiare dhe pa politika që nuk e bllokojnë iniciativën private, nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe vende të reja pune. Plani i PDK-së për zhvillimin ekonomi sipas…

Read More