Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se komuna ka nisur aksionin për shkatërrimin e deponive ilegale të mbeturinave, duke theksuar se ky veprim është pjesë e zbatimit të rendit dhe ligjit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.Në një njoftim të publikuar në Facebook, Thaçi ka deklaruar se deponitë ilegale janë pasojë e viteve të neglizhencës dhe përbëjnë rrezik serioz për qytetarët dhe mjedisin.“Si komunë, kemi nisur shkatërrimin e deponive ilegale sepse rendi dhe ligji nuk janë opsionale. Këto deponi dëmtojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tanë dhe mjedisi publik nuk është vend për mbeturina, por për jetë…

Read More

Për shkak të arsyeve artificiale, ne ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Bruksel.Ai theksoi se Qeveria po ndërmerr të gjitha reformat për të filluar negociatat dhe se qytetarët meritojnë të jenë në BE.”Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në perspektivën e Bashkimit Evropian, është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor sepse në këtë mënyrë tregohet interesi për të ardhmen tonë të përbashkët sepse Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që ata të integrohen së bashku brenda BE-së. Ne si vend e meritonim këtë shumë kohë më parë sepse rruga…

Read More

Me shumicë votash, anëtarët e Kuvendit Komunal të Kaçanikut kanë zgjedhur Selajdin Tronin në postin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.Zgjedhja u bë në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, të mbajtur më 8 dhjetor 2025, ku si pikë e vetme e mbetur e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit. Seanca u drejtua nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Xhelal Dema, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi.Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Selajdin Troni falënderoi asamblistët për besimin e dhënë, duke theksuar se posti i kryesuesit përfaqëson një përgjegjësi të…

Read More

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatmane Sada ka thënë se bashkëndjen me mijëra vreshtarë dhe fermerë që ende nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve që u takojnë, për vitin 2025.Ajo kërkon që fermerëve t’u dalin mjete. Lexoni të plotë postimin:Sot, bashkëndjej me mijëra vreshtarë dhe fermerë që ende nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve që u takojnë, për vitin 2025. Porosia e përbashkët e jona nga tubimi i madh sonte në Rahovec duhet të jetë: Albin, qiti paret. /Telegrafi/

Read More

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka mbajtur një tryezë diskutimi me përfaqësues të mediave të licencuara, në kuadër të angazhimeve për procesin zgjedhor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme 2025.Takimi u mbajt më 18 dhjetor 2025 dhe kishte për qëllim informimin e mediave lidhur me obligimet ligjore gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore të KPM-së, me theks të veçantë në Rregulloren e KPM-së Nr. 2024/03.Në fjalën hyrëse, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KPM-së, Niman Racaj, theksoi rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga ana e mediave, duke vënë theksin…

Read More

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e marzhave maksimale për produktet e naftës. Sipas OEK-ut, ky vendim ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun e lirë dhe cenon parimet e konkurrencës së drejtë.“Vendosja e kufijve të çmimeve për karburantet nuk është në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe rrezikon të çrregullojë funksionimin normal të tregut, duke kufizuar lirinë e operatorëve ekonomikë,” tha OEK.OEK thekson se çmimet e karburanteve përcaktohen nga një kombinim faktorësh ndërkombëtarë dhe lokalë, duke përfshirë luhatjet e çmimeve në…

Read More

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten (18/12/2025), pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.Ata…

Read More

Sipas raportimeve të David Ornstein, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, po shfaqet si një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Manchester City në rast se Pep Guardiola largohet në verën e ardhshme.Burime pranë klubit sugjerojnë se ka një pritshmëri në rritje se sezoni aktual mund të jetë i fundit i Guardiolës te City, me një vendim që pritet të merret drejt fundit të kampionatit. Klubi po përgatit plane emergjente për këtë skenar. Maresca, i cili ka punuar më parë te City në ekipet e të rinjëve, duke përfshirë edhe fitimin e titullit në Ligën Premier 2 me ekipin U23…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione, në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët “Avni Shabani”, “Evlia Qelebia” dhe “Vëllezërit Frashëri”, si dhe në fshatrat Kqiç dhe Vërnicë, si dhe në zonën e Zveçanit.Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Shaban Hasani”, “Selaniku”, “Bislim Trepça” dhe “Kalbria”.Nga KRU “Mitrovica” bëjnë të ditur se gjatë zhvillimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të…

Read More