MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
“Prej tyre, 17 kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.R. (19), B.F. (24), Xh.S. (24), F.S. (33), A.L. (25), S.B. (25) dhe G.Gj. (34), të gjithë nga Shkupi; Sh.O. (31) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit; A.R. (25) nga fsh. Batincë, rrethian e Shkupit; S.A. (33) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit; një 17-vjeçar nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit; S.A. (19) nga Tetova; R.B. (32) nga Kumanova; A.B. (24) nga Kërçova; P.S. (38) nga Manastiri; një 15-vjeçar nga Probishtipi dhe P.Gj. (19) nga Velesi, i cili ka shkaktuar aksident trafiku. Nga liria është privuar edhe O.V. (27) nga Makedonska Kamenica, pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik”, thonë nga MPB.