Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit të hiperklorimit të instalimeve në sistemin e ujësjellësit, pret që sot ose nesër uji në Gostivar të shpallet “teknikisht i përdorshëm”.
“Pres sot, megjithëse rezultatet tashmë janë të mira, por pres sot dhe le të jemi konservatorë. Le të themi që nesër të publikohet një deklaratë se uji është teknikisht i përshtatshëm për përdorim, pasi është rregulluar në një kohë rekord prej një jave. Pra, çfarë mund të bëjmë ne si Qeveri, po e bëjmë. Dhe më habit që, ja, opozita ende nuk ka dalë me asnjë kritikë ndaj komunës dhe udhëheqjes që ata mbështetën gjatë zgjedhjeve lokale”, tha Mickoski.
