Author: korrektpress

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, ku rreth 12 për qind e të punësuarve janë në këtë sektor. Kështu tha në “Përballje Podcast”, Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, duke folur për rolin e ndërtimtarisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe trendet e vazhdueshme të ndërtimit. Ai tha se ndërtimi nuk pritet të ndalet për aq kohë sa ekziston kërkesë reale për banesa. – YouTube www.youtube.com “Ndërtimi ka qenë dhe mbetet infuzioni i ekonomisë sonë. Ende është diku te një e gjashta e GDP-së së Kosovës dhe rreth 12…

Read More

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja. Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj sipas tij LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë. “Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë. Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në samitin e Bashkimit Evropian se Hungaria arriti ta parandalojë “angazhimin direkt të Evropës në luftë me Rusinë” dhe refuzoi të marrë pjesë në financimin e Ukrainës përmes kredi të reja evropiane.Në një mesazh në rrjetin social X, Orban shkruante se negociatat në Bruksel zgjatën gjithë natën dhe se Hungaria së bashku me aleatët e saj bllokuan pjesën e propozimit për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, duke shmangur, sipas tij, rrezikun e një “luftë të hapur”. Ai tha se plani i diskutuar do të kishte vendosur Hungarinë përballë një barrë të madhe financiare…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me konkursin për 172 vende të lira pune të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), duke kritikuar mungesën e transparencës dhe mosfunksionimin e uebfaqes institucionale.Sadiku ka bërë të ditur se në konkursin e hapur gjatë muajit nëntor kanë aplikuar mjekë specialistë nga fusha të ndryshme, përfshirë psikiatrinë, kirurgjinë vaskulare, pulmologjinë, sëmundjet ngjitëse, radiologjinë, neonatologjinë, onkologjinë, neurologjinë dhe biokiminë mjekësore.Sipas tij, pavarësisht interesimit të madh dhe pritjes së gjatë të aplikuesve për ndonjë përgjigje zyrtare, ShSKUK aktualisht…

Read More

Anthony Joshua dhe Jake Paul janë gati për përballjen e tyre të boksit të planifikuar për mbrëmjen e sotme në Miami të ShBA-ve.E gjithë ngjarja në Miami fillon në orën 22:45 sipas kohës sonë lokale, dhe koha e parashikuar që Joshua dhe Paul të hyjnë në ring është afërsisht ora 3:30 apo 4:30 e mëngjesit të së shtunës. Paul dhe Joshua mbajtën një peshim zyrtar para ndeshjes në Qendrën Kaseya, në të cilën britaniku hyn si favorit absolut, jo vetëm për shkak të ndryshimit të madh në madhësi (Joshua është 198 cm dhe 111 kg me një gjatësi krahësh prej…

Read More

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme. Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të…

Read More

LSDM sot paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend.”Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe të drejtat themelore të njeriut, nevojitet veprim i përbashkët. Sot, LSDM paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese kundër Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend. Konkretisht, për shkelje të Pjesës 1 të Kushtetutës, Nenit 16, i cili garanton: lirinë e fjalës, lirinë e paraqitjes publike, lirinë e besimit dhe shprehjes publike. Dhe që ndalon censurën në çdo formë”, theksoi sekretari i përgjithshme e LSDM-së, Aleksandër Sasha – Dimitrijeviq, në konferencën e sotme…

Read More

Në Komunën e Pejës është bërë hapja zyrtare e Ambulantës për Trajtimin dhe Kastrimin e Qenve Endacakë, e vendosur në fshatin Sverkë, në afërsi të deponisë së mbeturinave.Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, Dervish Haxhiaj, të cilët edhe bënë prerjen simbolike të shiritit.Sipas Komunës, funksionalizimi i kësaj ambulance synon përmirësimin e mirëqenies së kafshëve përmes ofrimit të shërbimeve veterinare profesionale, me theks të veçantë në kastrimin e qenve endacakë dhe menaxhimin e tyre në mënyrë humane dhe të qëndrueshme.Nga Komuna e Pejës është bërë e…

Read More

Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Poliklinikën e syve “Lanti”, me qëllim lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për rastet sociale dhe punonjësit e administratës komunale.Drejtori i Mobilitetit, Donat Lushaku, bëri të ditur se marrëveshja parasheh sigurimin e dy vendparkingjeve për nevojat e poliklinikës, ndërsa në këmbim kjo e fundit do të ofrojë shërbime falas për qytetarët në nevojë.“Përmes kësaj marrëveshjeje kemi siguruar dy vendparkingje për shërbimet mjekësore që ofron Poliklinika ‘Lanti’, ndërsa në këmbim ajo do të ofrojë shërbime falas për të gjitha rastet sociale që Komuna i ka në regjistër…

Read More

Ukraina ka goditur për herë të parë një tanker rus në Detin Mesdhe, njoftoi një burim i shërbimit të inteligjencës ukrainase për agjencinë e lajmeve Reuters. Ky sulm shënon një moment të ri në përfshirjen e Ukrainës jashtë kufijve të saj dhe tregon aftësinë e saj për të goditur objektiva strategjikë larg territorit të saj.Tankeri, i quajtur Qendil, është pjesë e ashtuquajturës “flotë e hijes” të Rusisë – një grup anijesh të vjetruara që ndihmojnë Moskën të vazhdojë eksportin e naftës bruto, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare dhe kufizimeve të vendosura nga vendet perëndimore. Këto tankere zakonisht përdoren për të shmangur kontrollet…

Read More