Author: korrektpress

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilën duhej të dëshmonin përfaqësuesit e Doganës u anulua për më 29 dhjetor. Arsyeja ishte mungesa e përkthyesit gjyqësor, pasi siç shpjegoi gjykatësi Ivica Stefanovski, nga katër përkthyes sa ka gjykata, tre janë në pushim mjekësor, ndërsa njëri është i zënë.Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me aksidentin, respektivisht shkaqeve të tragjedisë së nëntorit të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.Lënda ka të bëjë certifikatën e licencës së autobusit të aksidentuar që sipas Prokurorisë, pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu e…

Read More

Qytetet gjermane që kanë qenë shtëpitë e industrisë më të fuqishme automobilistike në Evropë tani po shohin rënien e të ardhurave të tyre fiskale, për shkak të vështirësive me të cilat po përballet industria e veturave. Qytetet si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart – vendet ku gjenden përkatësisht Volkswagen, Audi dhe Mercedes – po përjetojnë rënie dramatike të taksave që grumbullojnë, pasi kompanitë kryesore të industrisë po shënojnë rezultate të dobëta në shitje. Si pasojë, këto bashki po përballen me deficite buxhetore, e zyrtarët janë detyruar të marrin masa si huamarrje, rritje tarifash dhe shkurtime shpenzimesh për të mbuluar boshllëqet, raporton…

Read More

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë, të fortë por të drejtë trajnerit Mikel Arteta dhe lojtarëve të skuadrës, duke theksuar se rruga drejt titullit nuk pranon justifikime.Në mes të debateve për mungesat në skuadër dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, ish-sulmuesi francez ka nënvizuar se këto janë situata me të cilat përballet çdo ekip dhe se skuadrat kampione dallohen pikërisht nga mënyra se si reagojnë në momente të vështira. Henry, pjesë e Arsenalit të famshëm të “Invincibles”, ka bërë të qartë se ankesat vetëm largojnë vëmendjen nga rezultati dhe zgjidhjet reale.“Le të mos flasim…

Read More

Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ndau së fundmi një video dramatike të një rrufeje që godet majën e Burj Khalifa-s gjatë një stuhie të madhe shiu. Pamjet e shkurtra dhe magjepsëse kapin qiellin e errët me re dhe zhurmën dalluese të shiut dhe bubullimës, duke e bërë ndikimin vizual edhe më domethënës.Sheikh Hamdan, i cili njihet për interesin e tij në fotografi dhe natyrë, thjesht e përshkroi postimin me “Dubai” dhe një re me shi dhe një rrufe emoji.Ngjarja ndodhi gjatë kushteve të motit të paqëndrueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me…

Read More

Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh shtetin e Kosovës. Vendimi është cilësuar si historik për vendin dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të tij.Marrëveshja për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në kryeqytetin e Bahamas, në prani të përfaqësuesve të të dyja shteteve, përfshirë Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis. Me këtë akt, Kosova dhe Bahamas zyrtarizojnë hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi dypalësh.Në Deklaratën e përbashkët thuhet se marrëdhëniet diplomatike vendosen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për…

Read More

Pronari i kompanisë Frutex dhe veprimtari Nusret Pllana kanë vizituar sot ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë.Rexhepi, i cili ka kontribuar për lirinë e vendit, prej 17 vitesh është i shtrirë në shtrat, i prekur nga një sëmundje e rëndë që i ka shkaktuar humbjen e të dyja këmbëve. Gjendja e tij shëndetësore, sipas vizitorëve, pasqyron mungesën e përkujdesjes së duhur institucionale dhe shoqërore për ish-luftëtarët.“Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur. Plagët…

Read More

Kupa e Kombeve të Afrikës po hyn në fazën vendimtare: nga Nigeria e Osimhenit te surprizat, me shumë cilësi dhe shumë “italianë” në Marok.Ku mbetëm? Ah po, në 2023, kur Bregu i Fildishtë arriti të fitojë Kupën e Afrikës duke mposhtur Nigerinë, e cila u mbështet edhe te një super Haller. Ky turne shpesh ka dhuruar gola, spektakël dhe sidomos tifozëri folkorike, siç tregon tradita e mrekullueshme afrikane. Ndeshjet zhvilloheshin në Bregun e Fildishtë, dhe surprizat nuk munguan: eliminime të Algjerisë, Ghanës dhe Tunizisë që në fazën e grupeve; Marokut të eliminuar në 1/8 nga surpriza Afrika e Jugut; dhe…

Read More

MPB njofton se SPB Prilepi ka ngritur kallëzim penal kundër T.H. (33) dhe T.Sh. (36), të dy nga Krusheva, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” dhe “ndihmë”.”Më 14.10.2025, i akuzuari i parë u dha ryshfet në shumë prej 1000 denarësh katër personave për të votuar për të si kandidat për kryetar të komunës së Krushevës.I akuzuari i dytë i dha ryshfet prej 5.000 denarësh një personi femër për të njëjtin qëllim”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Read More

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me policinë, kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete. Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.”Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa…

Read More