Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Medvec të Lipjanit.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:40. “Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Read More

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40 për qind të fondeve të destinuara për të kundërshtuar agresionin rus dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor, një rajon që konsiderohet strategjikisht thelbësor për sigurinë britanike dhe evropiane. Fonde të ndara për këtë qëllim përmes Fondit të Sigurisë së Integruar (ISF) për vitet 2025–26 janë ulur nga 40 milionë funte (rreth 45.7 milionë euro) në 24 milionë funte (rreth 27.4 milionë euro), raporton theguardian. Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka përshkruar së fundmi Ballkanin Perëndimor si “vendin ku po vihet në…

Read More

Kandidati për deputet nga Suhareka, Arben Gega, që ka numrin 68 në listën e PDK-së u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për festat e fundvitit, duke i ftuar që, përtej dallimeve partiake, të festojnë së bashku dhe të ndajnë gëzimin e këtyre ditëve.Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gega theksoi se Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve dhe vendi i së ardhmes së fëmijëve tanë.“Të dashur mërgimtarë, mirë se erdhët në vendin tuaj. Mirë se erdhët në shtëpitë tuaja për festat e fundvitit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se prania e mërgatës…

Read More

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor. “Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për…

Read More

BMW ka prezantuar një paketë të re aplikacionesh brenda automjetit, krijuar për të rritur përfshirjen e drejtuesit dhe shfrytëzimin e mundësive të sistemit më të fundit operativ BMW.Prezantimi fillon me modelin iX3 të pajisur me paketën M Sport ose M Sport Package Pro, me plan për zgjerim edhe në modelet e tjera M. M Cockpit Shfaq një sërë të dhënash dinamike gjatë drejtimit: presionin dhe temperaturën e gomave, fuqinë dhe momentin rrotullues, këndin e drejtimit të timonit, lartësinë mbi nivelin e detit dhe matësin G-force. Drejtuesit mund të personalizojnë deri në pesë pamje të ndryshme të ekranit sipas stilit të…

Read More

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë të ditur se është përzgjedhur Anëtare Kandidate e Zgjerimit (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).Në njoftim thuhet se me këtë hap, Dhoma, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që lidhen me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.”Përzgjedhja nga EESC, përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe një mundësi e drejtpërdrejtë për të kontribuar…

Read More

Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë aktuale pasi Shkupi vazhdon të jetë ndër qytetet më të ndotura në Evropë.Sipas LSDM-së, pushteti nuk është duke ndërmarë masa konkrete në këtë drejtim.“Në vend që të investojë para në projekte dhe politika për ajër më të pastër, në vend që të marrë masa dhe t’i mbrojë qytetarët, qeveria e Mickoskit shikon si të pompojë më shumë para përmes tenderëve kriminalë. 161 tender për një kompani, 9 milionë euro për një tjetër, vetëm për këtë ka para qeveria e Mickoskit. Nuk ka për investime në masa për ajër më të pastër. Për më tepër,…

Read More

Sadete Zhitia, motra e dëshmorit Afrim Zhitia ka treguar bisedën që ka pasur me nënën e saj. Ajo në një postim në Facebook thotë se që të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat. Lexoni të plotë postimin e Sadete Zhitisë:Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënatSot në bisedën e zakonshme të mëngjesit me Nanën, në mes të fjalëve të zakonshme, m’tha:“Zot ma ruaj atë djalë.”E pyeta: “Cilin djalë, oj nanë?Ajo: “Albinin, de.”Pastaj vazhdoi:“Kurr kush përpara për fmi as që i ka përmendë pret. As për gra lehona, nuk ka menue kush. Edhe penzijat i rriti. Besom, kam menue se kurr matanë Ibrit…

Read More

Ferizaj ka fituar ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.“Ujqit” kanë arritur t’i rikthehen fitores në kampionat pas gjashtë ndeshjeve, duke marrë tri pikë të mëdha ndaj Llapit. Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes me anë të Betim Haxhimusës, i cili shënoi për epërsinë 1-0. Në pjesën e dytë, mysafirët filluan mirë duke gjetur golin e…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasi kanë ndaluar një automjet për kontroll në fshatin Uqë të Istogut, Policia ka gjetur dy armë zjarri dhe fishekë.Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:10. “Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, njëra me dy karikatorë dhe 40 copë fishekë, kurse tjetra me një karikator dhe 6 copë fishekë”, thuhet në raport.Të dyshuarit për armët nuk posedonin leje për bartje,…

Read More