KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

DhTIK, anëtare Kandidate e Zgjerimit në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

DhTIK, anëtare Kandidate e Zgjerimit në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë të ditur se është përzgjedhur Anëtare Kandidate e Zgjerimit (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).

Në njoftim thuhet se me këtë hap, Dhoma, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që lidhen me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Përzgjedhja nga EESC, përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe një mundësi e drejtpërdrejtë për të kontribuar në proceset konsultative dhe politike të Bashkimit Evropian.

DhTIK mbetet e përkushtuar që, përmes këtij angazhimi, të avancojë zërin e sektorit privat të Kosovës dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të vendit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.