Author: korrektpress

Nga BDI akuzojnë VLEN-in duke thënë se kur nuk kanë argumente për të mbrojtur dështimet e tyre, VLEN zgjedh shpifjet dhe sulmet ndaj BDI-së.”Vetë ministri Goran Minçev deklaroi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat mund të miratohet edhe me “Badenter të vogël”, ndërsa Izet Mexhiti u detyrua t’i bëjë thirrje opozitës shqiptare që ta mbështesë ligjin. Kjo është prova më e qartë se VLEN nuk e ka legjitimitetin etnik, nuk i ka votat e nevojshme për ligjet që votohen me badenter por i ka vetëm mashtrimet dhe shpifjet”.”Në vend që të japë përgjigje pse ligji nuk përmban mekanizma…

Read More

Arbër Zeneli ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Malmos, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.Ylli i Kosovës u la në stol dy sfidat paraprake, por e dëshmoi menjëherë kualitetin për të shpërthyer ndaj Malmos, ku shënoi supergol e asistoi në fitoren 1-2 të Elfsborg.Zeneli pranoi se është normale që çdo futbollist të ndihet i zhgënjyer kur nuk luan, por theksoi se ka zgjedhur ta tregojë vlerën e tij në fushë dhe jo me ankesa.”Të gjithë lojtarët nervozohen kur nuk luajnë, por jam profesionist në mënyrën time dhe provoj ta ndihmoj skuadrën…

Read More

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, rreth orës 18:50, ku është ndaluar një automjet me drejtues mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 526.9 gramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë.Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1,650 euro para të gatshme.I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet…

Read More

Green Fest rikthehet këtë verë me një program pesëditor që ndërthur kulturën, artin, muzikën dhe aktivizmin mjedisor. Festivali krijon një hapësirë ku kreativiteti, reflektimi dhe angazhimi qytetar bashkohen përmes aktiviteteve kulturore, edukative dhe rekreative, duke promovuar një mënyrë më të qëndrueshme të jetesës.I organizuar në Parkun e Qytetit, Green Fest sjell koncerte, ekspozita artistike, shfaqje filmash dokumentarë, diskutime me autorë, aktivitete sportive dhe vizita në Trepçë. Programi është i menduar për të gjitha ata që duan të përjetojnë artin, natyrën dhe kulturën në një atmosferë të hapur dhe bashkëkohore. Detajet Data: 12–16 gusht 2026Koha: 09:00 – 22:00Vendndodhja: Parku i Qytetit,…

Read More

Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.“Është raportuar se në QKMF Rahovec është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të kryer veprimet hetimore.Me vendim…

Read More

“Anashkalojeni… Prizreni është shumë më i bukur.” Ky ishte një nga komentet që gjeta në internet, ndërsa javën e kaluar po planifikoja udhëtimin tim nëpër Kosovë dhe po hulumtoja për kryeqytetin, Prishtinën.Kështu e nis shkrimin e saj kryeredaktorja globale e udhëtimeve në The Independent, Annabel Grossman, e cila shkruan se para vizitës kishte lexuar komente që e përshkruanin Prishtinën si qytet “të mërzitshëm” dhe “të shëmtuar”.Megjithatë, ajo vendosi t’i jepte një mundësi kryeqytetit të Kosovës dhe u bind se kishte marrë vendimin e duhur. Sipas saj, arkitektura brutaliste, ndërtesat e periudhës komuniste dhe kafenetë e mbushura me tym mund të…

Read More

Art Without Limit International Film Festival rikthehet në Prishtinë me edicionin e shtatë, duke sjellë një program filmik që promovon përfshirjen, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe fuqinë e artit si mjet për ndryshim shoqëror. I organizuar nga Art Without Limit, festivali është shndërruar në një platformë ndërkombëtare që promovon barazinë, diversitetin dhe dialogun përmes kinemasë.Festivali mbahet çdo vit në prag të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke bashkuar kineastë, artistë dhe publikun në një ngjarje që vë në qendër historitë frymëzuese dhe vlerat e gjithëpërfshirjes. Detajet Data: 1–3 dhjetor 2026Koha:…

Read More

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar me sprej katër persona, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik 2026, rreth orës 08:00.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me sprej katër persona. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, spreji është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.Lidhur me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Eko Regjioni”, Burim Shala, kishte deklaruar se të sulmuarit janë…

Read More

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot qytetin e Prizrenit kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të qytetit.Një furgon ka mbetur i bllokuar në rrugën “Turgut Ozal”, pasi niveli i ujit në këtë zonë është rritur si pasojë e reshjeve intensive.Sipas raportimit të TV Prizreni, automjeti ka ngecur në rrugë për shkak të grumbullimit të ujit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.Ekipet përgjegjëse…

Read More

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe Shefi i Shtabit të Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov, njoftoi se zjarrfikësit vullnetarë do të marrin mbështetje institucionale, dhe fondet e siguruara në ribalancimin e buxhetit do të mundësojnë angazhimin e tyre më intensiv gjatë sezonit të verës.Në një paraqitje në televizionin Sitel, Angelov theksoi se zjarrfikësit vullnetarë, të cilët deri më tani kanë vepruar si pjesë e ekipeve të reagimit të shpejtë të DMSH-së, në të ardhmen do të jenë të organizuar në mënyrë institucionale dhe do të marrin mbështetje më të madhe për punën e tyre.”Ata dalin në terren,…

Read More