Author: korrektpress

Ekipet e NPL “EKO-THERANDA” në Suharekë kanë nisur javën me angazhime në pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit.Sipas njoftimit, si pasojë e reshjeve të shiut, në disa pika janë grumbulluar mbeturina të ndryshme, të cilat kanë penguar rrjedhjen normale të ujërave. Për këtë arsye, ekipet janë angazhuar në terren për largimin e pengesave dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike.Nga kjo ndërmarrje kanë bërë të ditur se puna në terren po vazhdon me qëllim garantimin e pastërtisë, funksionalitetit dhe sigurisë së hapësirave publike. Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren NPL “EKO-THERANDA”…

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur për vendimin që Gjykata Speciale do ta marrë më 16 shtator ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i institucioneve të Kosovës në rast se ata do të dënohen, Konjufca i bëri thirrje Gjykatës së Hagës që të mos merr asnjë vendim politik, por të bëjë vendim të drejtësisë.“Unë bëj thirrje që Gjykata e Hagës të mos bëjë vendim politik, po të bëjë vendim të drejtësisë. E nëse bën vendim të drejtësisë, ne të gjithë e dimë çfarë është drejtësia. Se ne…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, dyshohet se gjatë periudhës nga 23 shtatori 2019 deri më 20 dhjetor 2021, në cilësinë e menaxherit të kontratës për projektin “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, ka tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim që t’i mundësonte përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.Sipas Prokurorisë, në kuadër të kontratës…

Read More

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka njoftuar se Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet dy vendeve.Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat synojnë të avancojnë bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe Francës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar. Pesë marrëveshje të nënshkruara, Kosova dhe Franca hapin kapitull të ri bashkëpunimi Sipas Gërvallës, këto marrëveshje krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke mbrojtur organizimin e turneut dhe duke i akuzuar ata për përhapje të urrejtjes dhe lajmeve të rreme.Pavarësisht kritikave për çmimet e larta të biletave, problemet logjistike dhe polemikave rreth vendimit për pezullimin e Folarin Balogun, kreu i FIFA-s e cilësoi turneun një sukses dhe theksoi se organizata do të vazhdojë të zgjerojë garat globale.”Nga të gjithë ju që humbët mundësinë të shihnit fëmijë, foshnja, gjyshër dhe prindër të bashkuar për lojën e bukur, më vjen keq që ndeshjet tani kanë përfunduar dhe…

Read More

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të fermerëve në Rahovec.Sipas pamjeve të publikuara nga Rahoveci Inside, kulturat bujqësore të fermerit Ilvi Jupa janë dëmtuar pothuajse tërësisht, duke shkaktuar humbje të mëdha pas një sezoni të tërë pune dhe investimesh.Dëmtimi i të mbjellave ka rënduar gjendjen e fermerit, i cili tashmë përballet me pasojat e motit të pafavorshëm dhe humbjen e mundit të bërë gjatë muajve të kaluar. Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Fermerët e prekur kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dalin në terren, të evidentojnë dëmet dhe të ofrojnë…

Read More

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.Sipas njoftimit policor, në lidhje me rastin janë arrestuar dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, si dhe një mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka intensifikuar aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, duke shqiptuar 1,699 gjoba kundërvajtëse dhe pezulluar 36 patentë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.Sipas njoftimit të policisë, gjatë periudhës 20–26 korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 63 aksidente trafiku.Prej tyre, 25 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 36 persona, ndërsa 38 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ka apeluar te…

Read More

Fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një detaj nga jeta e përditshme, duke zbuluar një zakon bamirësie që e ka ndjekur prej vitesh.Në një mesazh privat të publikuar në ‘story’, një ndjekës e ka pyetur Selinin se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”. Selin/ScreenshotKrahas bisedës së publikuar, Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit e saj. Ajo sqaroi…

Read More

Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit, ndërsa uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike.”Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar”.”Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situatës. Institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e kushteve…

Read More