Author: korrektpress

Një bisedë e sinqertë dhe e qetë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Hygertës dhe Fjollës, ku temat kryesore kanë qenë pendesat dhe dëshirat për të ardhmen.Hygerta ka treguar se ka një pendesë të thellë në jetë: “Jam penduar shumë dhe realisht e kam peng që nuk kam bërë një fëmijë”. Më tutje thotë: “Nganjëherë janë momente në jetë që nuk i gjykon gjërat si duhet dhe ke pendesa shumë vonë”. BBVK/YouTubeFjolla, nga ana tjetër, shprehu dëshirën e saj të madhe për të pasur shumë fëmijë dhe inkurajoi Hygertën, duke i thënë se gjithmonë…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes maksimal në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe në asnjë mënyrë të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool në ahengje para Vitit të Ri apo në festa familjare.MPB sqaron se për pesë ditë, nga 15 deri më 20 dhjetor në territorin e Shkupit janë konstatuar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.“Apelojmë gjithashtu që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë plotësisht rregullat dhe…

Read More

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturat e tyre, duke paralajmëruar rrezik për veprime arbitrare nga autoritetet serbe.Sipas Kocit, një bashkatdhetar është arrestuar së fundmi nga autoritetet serbe vetëm për shkak se në veturë i ishte vërejtur një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi…

Read More

Beyonce ka thyer heshtjen për turneun e saj historik “Cowboy Carter”, që u bë turneu country më fitimprurës i të gjitha kohërave. Në një intervistë për Pollstar, ylli 44-vjeçar foli për fillimet e vështira, përfshirë javët me shitje të ngadaltë të biletave dhe sfidat teknike të hershme.“Kjo lindi nga dashuria dhe respekti im për muzikën country”, tha ajo. “Qëllimi ishte të festonim qëndrueshmërinë amerikane”. Beyonce shpjegoi gjithashtu se turneu ishte i lidhur ngushtë me rrënjët e saj në Teksas dhe historinë e anashkaluar të kaubojve të zinj, duke përfshirë elemente nga salloni i flokëve i nënës së saj dhe tregtia…

Read More

M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.Punimet, siç informojnë ata, janë kryer gjatë një periudhe me mjegull dhe dukshmëri të ulët e cila është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e plotë dhe të sigurt të aktiviteteve, pa asnjë ndikim në zhvillimin e qarkullimit ajror.Kjo fazë rrumbullakon procesin e çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm, si parakusht për aktivitete të mëtejshme që lidhen me instalimin e sistemit të ri modern të radarit.“M-NAV mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sigurisë dhe vazhdimësisë së qarkullimit ajror,…

Read More

Ylli i Dritës Arb Manaj e ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë në elitën e futbollit kosovar.Manaj kaloi një sezon të jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Dritës, duke qenë golashënuesi më i mirë i tyre.Falë kontributit të madh nga Manaj, Drita edhe arriti ta fitonte titullin kampion si dhe ta siguronte kualifikimin historik në Ligën e Konferencës.Kjo formë e shkëlqyer e Manajt po vazhdon, ku ka qenë kyç sërish për “Intelektualët” që e siguruan play-offin e Ligës së Konfernecës, aty ku do të përballen me Celje ose AZ Alkmaar.Ai çmimin e më të mirit të elitës e…

Read More

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të luftimit në ambiente të mbyllura (Close Quarters Battle – CQB) në bazën e MSU-së në Prishtinë.Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimet e rregullta janë thelbësore për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale të trupave dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.Këto ushtrime, sipas KFOR-it, theksojnë bashkëpunimin e fortë dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet personelit shumëkombësh, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën.Në ushtrimin e detyrave…

Read More

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar 11-shen më të mirë të vitit 2025.Kampioni Drita kuptohet kishte numrin më të madh të lojtarëve, pas suksesit të jashtëzakonshëm, pra titullin kampion.Në formacionin klasik 4-4-2, zunë vend edhe lojtarët e Ballkanit, Malishevës e Llapit.Formacioni më i mirë i vitit: Faton Maloku; Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Bajram Jashanica, Arlind Veliu; Arianit Hasani, Albert Dabiqaj, Etnik Brruti, Walid Hamidi; Sunday Adetunji dhe Arb Manaj./Telegrafi/

Read More

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026.Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i…

Read More

Klubi i Dritës ka fituar dy çmime në ceremoninë e më të mirëve të FFK-së “Laureatët e Vitit”.Drita u shpall klubi më i mirë i vitit 2025 pas suksesit madhështor, ku fituan titullin kampion si dhe siguruan play-offin në Ligën e Konferencës.Përpos kësaj, ata morën edhe çmimin “klubi ma fair play”, pasi ishin skuadra me më pak kartonë të verdhë.Në anën tjetër, trajneri Zekirija Ramadani u shpall trajneri i vitit meqenëse e drejtoi klubin drejt këtij suksesi.“Është hera e katërt që zgjidhem trajneri i vitit. Nuk ndihem i huaj edhe pse vijmë nga Maqedonia e Veriut. Gjithmonë provoj t’i bëj…

Read More