Author: korrektpress

Sipas L’Equipe, Neymar udhëtoi të dielën drejt Belo Horizonte për t’iu nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë.Ndërhyrja do të kryhet nga mjeku i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, te sulmuesi 33-vjeçar, i cili ndërkohë mund të zgjasë kontratën me Santosin edhe për gjashtë muaj.Dr. Lasmar, i cili më parë ka kryer dy operacione te Neymar, tani do të përqendrohet në lehtësimin e lëndimit të meniskut, problem që e ka shqetësuar futbollistin gjatë ndeshjeve të fundit.Pavarësisht dhimbjeve, Neymar dha një kontribut të madh, duke shënuar pesë gola dhe dhënë një asist në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, duke ndihmuar…

Read More

Viti 2026 i sfidon Binjakët të dallojnë mes kureshtjes dhe drejtimit, të mbyllin cikle të vjetra dhe të përqendrohen te marrëdhëniet, idetë dhe rrugët që ofrojnë thellësi, stabilitet dhe qartësi mendoreBINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)Pamja lozonjare dhe mendja e shpejtë janë tipare dalluese të Binjakëve. Te ky “fëmijë i përjetshëm”, mendimet janë të gjalla dhe të shumanshme, ndërsa prirja për të bërë disa gjëra njëkohësisht pasqyron natyrën e tyre të ndryshueshme. Edhe kur duken të shpërndarë, ata dinë instinktivisht si të përshtaten dhe të ecin përpara.Nën ndikimin e Merkurit dhe sundimit të shtëpisë së tretë, Binjakët janë komunikues të…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit turk.Muçi ishte protagonist për Trabzonsporin, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, megjithatë kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 4-3 ndaj Gençlerbirligi, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma dhe që i takoi xhiros së 17-të të kampionatit.Fillimisht, në minutën e 50-të, 24-vjeçari asistoi për golin e dytë të Trabzonsporit, të shënuar nga Felipe Augusto. Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin…

Read More

Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë.Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë…

Read More

Kandidati për deputet nga LDK, Berat Rukiqi, ka reaguar sërish lidhur me gjendjen ekonomike dhe sektorin e prodhimit në Kosovë, duke theksuar rënie të ndjeshme të qarkullimit të bizneseve prodhuese.“Edhe njëherë për Hekuranin. Shiko pak qarkullimin e bizneseve që prodhojnë. Ka rënie në raport me vitin e kaluar”, ka shkruar Rukiqi.Sipas tij, qarkullimi i këtyre bizneseve ka shënuar një ulje prej rreth 200 milionë euro, që përkthehet në −9% krahasuar me vitin 2024, duke rënë nga 1.9 miliardë euro në 1.7 miliardë euro.Rukiqi e ka paraqitur këtë të dhënë si tregues shqetësues për ekonominë dhe prodhimin vendor.

Read More

Këngëtari Malësor Prënkoçaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”. Përmes një postimi, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e një artisti që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.“Lamtumirë Shemi. Për çdo ditë e më shumë po varfërohemi, sepse po na largohen nga kjo botë personalitete e njerëz të mëdhenj që lanë gjurmë e kontribut të madh, secili në lëmin e vet, sikur Shemi që la thesar në muzikën tonë shqiptare”, ka shkruar Prënkoçaj.Në mesazhin e tij, ai e ka cilësuar Shemin si një koleg të dashur dhe…

Read More

Vendin gjatë kësaj jave pritet ta përfshijë mot kryesisht i vranët, me reshje të dendura shiu në disa zona. Gjithashtu pritet edhe ulje temperaturash, sidomos ditët e fundit të muajit do të jenë nën zero.Sipas sinoptikëve, ditëve në vijim nuk pritet paraqitje e mjegullës, gjë që do të ndikojë pozitivisht në dukshmërinë në komunikacion.“Nesër në fund të ditës dhe ditëve të ardhshme zona jonë do të jetë nën ndikimin e motit të lagësht pas çka do të kemi mot me reshje shiu, të cilat nëpër male do të jenë reshje dëbore…të mërkurën kryesisht në pjesët jugore do të kemi reshje…

Read More

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas goditjeve politike ndaj krerëve të luftës nga Gjyka ta Speciale, ai mbetet i vetmi ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që garon për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, me numrin 14. Gjatë luftës çlirimtare, roli i tij ishte vendimtar në diplomaci. Xhavit Haliti ishte ura lidhëse mes UÇK-së dhe diplomacisë ndërkombëtare, duke ndërtuar kontakte të drejtpërdrejta me diplomatë amerikanë dhe evropianë, në një kohë kur fati i Kosovës vendosej në tavolina të mëdha. Rëndësia e tij strategjike u konfirmua edhe në proceset gjyqësore në Hagë ndaj…

Read More

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.Protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisëShoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë./A2 CNN

Read More

Prokuroria suedeze në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë kryer një operacion ndaj një personi i dyshuar për krim të organizuar, pastrim të parave dhe përdorim të lëndëve narkotike.Një person është arrestuar të enjten në zonën e Göteborgut, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të zhvilluar nga disa institucione shtetërore suedeze. I dyshuari ndodhet tani në paraburgim dhe akuzohet për vepër penale trafikim të narkotikëve si dhe për pastrim parash.Paralelisht me arrestimin në Suedi, janë kryer kontrolle dhe bastisje në Kosovë, ku me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë…

Read More