Gjërat po ndryshojnë në tregun e sedanëve luksozë.
Mercedes kohët e fundit prezantoi një S-Class të përditësuar plotësisht si një përgjigje paraprake ndaj rimodelimit të ardhshëm të BMW Series 7.
Është raportuar se e ardhmja e Audi A8 është në pikëpyetje pasi modeli nuk mund të porositet më në tregun vendas.
Në fakt, porositë u mbyllën rreth dy javë më parë, me klientët që mundën të konfiguronin modelet përfundimtare A8 më 18 shkurt.
Audi nuk ka njoftuar se kur do të përfundojë prodhimi, por meqenëse vetura nuk është më e disponueshme për porosi në territorin vendas, është çështje kohe. /Telegrafi/