Në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premie, Arsenal mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Brighton, duke treguar karakter dhe efikasitet në një ndeshje mjaft të vështirë për mysafirët. Ky sukses e afron skuadrën e Mikel Artetas edhe më shumë drejt titullit.
Ndeshja nisi me aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Në minutën e 3-të, Carlos Baleba nga Brighton provoi një gjuajtje të fuqishme drejt portës, e cila u bllokua nga një mbrojtës i Arsenalit.
Por vetëm gjashtë minuta më vonë, Arsenal krijoi avantazhin. Bukayo Saka mori një pasim të shkëlqyer brenda zonës, goditi drejt mesit të portës, dhe portieri vendas bëri një gabim fatal – topi përfundoi në rrjetë, duke çuar mysafirët në epërsi 1-0.
Pas golit, ndeshja mbeti e tensionuar, por pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal për mysafirët.
Në pjesën e dytë, Arsenal kontrolloi ritmin, por Brighton u përpoq të rikthehej në lojë me zëvendësime dhe aksione të rrezikshme.
Në minutën e 59-të, Georginio Rutter gjuajti brenda zones, por portieri David Raya bëri një pritje spektakolare, duke ruajtur epërsinë e Arsenalit.
Pavarësisht presionit të Brighton-it, përpjekjet e tyre nuk prodhuan gol, dhe Arsenal mori fitoren e radhës.
Me këtë fitore, Arsenal vazhdon të luftojë për titull, duke I ikur tani Man Cityty, plotë shtatë pikë, por ka një lojë më shumë të zhvilluar. /Telegrafi