Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, punëtor i një poste private, pasi i njëjti ka raportuar rrejshëm se një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ia kishte grabitur 1400 euro.
Rasti ka ndodhur në fshatin Llazicë, Malishevë më 20.02.2026 në ora 12:00.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një poste private, ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 1400€, pastaj e kishte sulmuar fizikisht dhe gjatë largimit i ka shpuar gomën e veturës”, thuhet në raport.
Pas hetimeve është vërtetuar se rasti ka qenë i inskenuar.
I dyshuari (ankuesi) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/