Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës.
Kurti në këtë pozitë ka emëruar Arlind Manxhukën.
Manxhuka do të jetë edhe këshilltar politik i kryeministrit.
Ndryshe, deri tani zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ishte Përparim Kryeziu, i cili së fundi u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës.