Stellantis ka lënë mënjanë një pjesë të madhe të strategjisë elektrike, dhe tani vjen një lajm tjetër interesant.
Alfa Romeo do të rihapë porositë për modelet Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio në Evropë që nga fillimi i marsit. Ky vendim është pjesë e strategjisë së markës për të zgjatur prodhimin e Giulias dhe Stelvios aktual deri në vitin 2027, si përgjigje ndaj kërkesave të entuziastëve.
Giulia dhe Stelvio janë gjithashtu të disponueshëm me motor benzine 280 kuaj/fuqi në paketat e pajisjeve Sprint dhe Veloce, si dhe në Intensa Special Series.
Nën kapakun e motorit, të dy modelet Quadrifoglio kanë një motor të fuqishëm 2,9 Bi-Turbo V6 me 520 Kuaj/fuqi, i zhvilluar edhe me ndihmën e Ferrari.
Motori kombinohet me një diferencial mekanik me prirje të kufizuar, i cili përmirëson tërheqjen e automjetit duke optimizuar transmetimin e momentit rrotullues dhe duke rritur stabilitetin, shkathtësinë dhe shpejtësinë në kthesa.
Në Giulia, V6 i fuqishëm ofrohet me tërheqje në rrotat e pasme (RWD) ose me tërheqje në të katër rrotat Q4 në Stelvio.
Aerodinamika aktive në Giulia Quadrifoglio sigurohet nga një spliter frontal prej fibrash karboni. Kur aktivizohet, ai kontrollon rrjedhën e ajrit nën automjet për të rritur stabilitetin dhe performancën. /Telegrafi/