Qendërmbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka asistuar për ta barazuar rezultatin ndaj Koln.
Hoffenheim ishte në disavantazh prej një goli të hershëm të Ache, por që mysafirët arritën të kthehen në lojë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Hajdari me një goditje të bukur asistoi për Ozan Kabak, i cili e finalizoi për mrekulli (45’).
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Hoffenheim do të arrijë ta thyejë Kolnin për të vazhduar me objektivin, që ta sigurojë vendin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi