Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Alban Ramosaj, shënon sot një ditë shumë të veçantë në jetën e tij.
Artisti feston ditëlindjen dhe ka mbushur 30 vjet.
Në këtë ditë të rëndësishme për të, ai mori një urim të ëmbël dhe shumë domethënës nga motra e tij, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Foto: Beatrix Ramosaj / Instagram
“Urime ditëlindjen, drita e jetës sime. Mirë se erdhe në klubin e të 30-ave… dekada ku jeta fillon me të vërtetë. Shumë krenare për njeriun që je bërë, jeta jem”, ka shkruar Beatrix në një postim në Instastory, teksa ka ndarë edhe një fotografi me të.
Alban Ramosaj është një artist shumë i dashur për publikun, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe zërin unik.
Ai vlerësohet për qasjen e tij origjinale dhe të dallueshme në muzikë.