Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet e shumta që ndan në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja nga Shkodra ka udhëtuar drejt Tajlandës për disa ditë pushimi, duke mos hezituar të ndajë me ndjekësit pamje nga vendi magjepsës, i njohur për plazhet përrallore dhe natyrën tropikale.
Ajo publikoi sërish disa fotografi të reja nga udhëtimi, të cilat menjëherë morën vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Në imazhet e fundit, Alba shfaqet duke pozuar me një fustan në ngjyrë bezhë, të cilin e kishte kombinuar me një kapelë kauboj, duke krijuar një stil veror dhe mjaft të veçantë.
Sigurisht, nuk mund të kalonin pa u vënë re linjat e saj elegante trupore, ndërsa flokët e gjatë i binin lirshëm mbi supe, duke theksuar edhe më shumë siluetën e saj.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Me sharmin dhe elegancën që e karakterizon, Alba dukej mjaft tërheqëse në këto fotografi, duke mahnitur edhe një herë ndjekësit me bukurinë e saj.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Foto: Alba Vukaj / Instagram