Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar me një mesazh falënderues për publikun që e mbështeti gjatë gjithë eksperiencës.
Ajo e përshkroi këtë periudhë si një sfidë të madhe personale që e ka bërë më të fortë dhe më të vetëdijshme për mbështetjen që ka jashtë shtëpisë.
Në reagimin e saj, theksoi se çdo votë, mesazh dhe fjalë inkurajuese nga ndjekësit kanë qenë motivi kryesor për të mos u dorëzuar.
U shpreh gjithashtu krenare për rrugëtimin e bërë dhe mirënjohëse për njerëzit që i qëndruan pranë në çdo moment.
Postimi i plotë i Albës (pa ndërhyrje):
“Të dashur zemrat e mia,Ju falënderoj me shpirt për çdo sekondë që keni qenë pranë meje.
Në çdo sfidë, në çdo moment të vështirë, kam ndjerë forcën tuaj pas meje. Ju nuk më keni dhënë vetëm mbështetje — më keni dhënë krahë për të mos u dorëzuar kurrë.
Ky rrugëtim më ka sfiduar, më ka provuar, por mbi të gjitha më ka bërë më të fortë.
Dhe forca ime ka qenë besimi juaj tek unë.
Çdo votë, çdo mesazh, çdo fjalë e juaja ka qenë motiv për të vazhduar përpara me dinjitet, krenari dhe zemër të pastër.
Jam krenare për rrugën që kam bërë dhe akoma më krenare që kam njerëz si ju pranë meje.
Ju uroj që gjithmonë të keni guximin të jeni vetja juaj, të mos e ulni kokën për askënd dhe të luftoni për ëndrrat tuaja pa frikë.
Kjo është vetëm fillimi. Bashkë jemi më të fortë se kurrë.
Me dashuri dhe respekt, Alba Pollozhani”. /Telegrafi/