Close Menu
    What's Hot

    Arrestohet një person për shpërlaje parash dhe mashtrim përmes transfereve bankare

    December 19, 2025

    PLD: Rezoluta në Kuvend për emigrantët është një akt i turpshëm populizmi, Maqedonia ka nevojë për zhvillim, jo ​​përçarje, frikë dhe ksenofobi

    December 19, 2025

    Gega i PDK-së: Kërkesa ime do të jetë të çbllokohen milionat me legalizim

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Arrestohet një person për shpërlaje parash dhe mashtrim përmes transfereve bankare
    • PLD: Rezoluta në Kuvend për emigrantët është një akt i turpshëm populizmi, Maqedonia ka nevojë për zhvillim, jo ​​përçarje, frikë dhe ksenofobi
    • Gega i PDK-së: Kërkesa ime do të jetë të çbllokohen milionat me legalizim
    • Huazimi që nuk bind plotësisht, Bayern Munich mendon për përforcime të reja
    • LSDM: Së bashku me qytetarët hapim front për drejtësi
    • Xavi lidhet me një emërim si trajner i gjigantit të Ligës Premier
    • “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe
    • Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bashkimi evropian

    Ahmeti: Produktet pyjore jo drusore sjellin deri në 20 milionë euro eksport në vit

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Bashkimi evropian 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i katërt i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.

    I ftuar në podcast ishte Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili foli për rolin ekonomik të pyjeve dhe mospërputhjen mes përfitimeve reale që sjell sektori dhe mbështetjes institucionale që merr.

    Sipas Ahmetit, vitet e fundit Kosova ka shënuar rritje të konsiderueshme të eksportit të produkteve pyjore jo drusore, të cilat janë të kërkuara në tregun evropian për shkak të vlerave të tyre organike.

    “Në vitet e fundit, eksporti i produkteve pyjore jo drusore arrin nga 15 deri në 20 milionë euro në vit dhe në disa raste e tejkalon edhe shfrytëzimin e masës drusore”, theksoi ai shkruan Telegrafi.

    Ai shtoi se këto produkte sigurojnë të ardhura të drejtpërdrejta për komunitetet lokale, veçanërisht në zonat rurale dhe malore.

    “Shumë komunitete lokale bazohen në mbledhjen dhe përpunimin e produkteve pyjore jo drusore, të cilat përkthehen drejtpërdrejt në të ardhura për familjet rurale”, tha Ahmeti.

    – YouTube www.youtube.com

    Pavarësisht këtij potenciali ekonomik, Ahmeti kritikoi nivelin e ulët të investimeve publike në sektorin e pylltarisë, duke theksuar se buxheti aktual nuk reflekton rëndësinë strategjike të pyjeve.

    “Kur flasim për mbi 44 për qind të territorit të Kosovës të mbuluar me pyje, buxheti vjetor për pylltari nuk tejkalon katër milionë euro. Kjo është sa ndërtimi i një rruge të vogël në një fshat”, u shpreh ai transmeton Telegrafi.

    Ai krahasoi situatën aktuale me të kaluarën, duke theksuar se pavarësisht rritjes së përgjithshme të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, investimet në pylltari kanë mbetur minimale.

    “Në fillim të punës sime në Ministrinë e Bujqësisë, nga rreth dhjetë milionë euro buxhet, dy deri në tre milionë shkonin për pylltari. Sot, me mbi njëqind milionë euro buxhet total, vetëm rreth katër milionë euro ndahen për këtë sektor”, tha Ahmeti

    Ahmeti theksoi se pyjet janë një nga asetet kryesore për zhvillimin e turizmit malor dhe eko-turizmit në Kosovë, veçanërisht në mungesë të burimeve të tjera natyrore siç është deti.

    “Ne nuk kemi det, por kemi pyje dhe male. Turizmi malor dhe shërbimet që ofrohen në zonat pyjore janë potencial real për rritjen e të hyrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave”, deklaroi ai.

    Sipas tij, pyjet kontribuojnë edhe në mbrojtjen e tokës, parandalimin e erozionit dhe sigurimin e burimeve të ujit, duke qenë themel për sektorë të tjerë si bujqësia.

    “Nuk mund të ketë bujqësi pa pyje. Pyjet mbrojnë tokën, ujin dhe parandalojnë vërshimet”, theksoi Ahmeti.

    Ahmeti bëri thirrje për rritje të ndërgjegjësimit institucional dhe riorientim të politikave publike drejt një trajtimi më serioz të sektorit të pylltarisë.

    “Institucionet duhet të investojnë më shumë në ajrin tonë, në ujin tonë, në tokën tonë dhe në shëndetin e njerëzve. Pylltaria nuk është luks, por bazë e zhvillimit të qëndrueshëm”, përfundoi ai

    Tahir Ahmeti nu00eb Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

    Sipas drejtorit të Departamentit të Pylltarisë, pyjet nuk duhet parë vetëm si burim i lëndës së drurit, por si resurs me vlera të shumëfishta ekonomike dhe mjedisore.

    “Shfrytëzimi i masës drusore është vetëm një e dhjeta e përfitimeve që një vend nxjerr nga pyjet. Pyjet janë ujë, ajër, biodiversitet, turizëm malor dhe produkte pyjore jo drusore që sot gjenerojnë miliona euro eksport”, theksoi ai.

    Në këtë podcast u theksua edhe roli kyç i partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht i FAO-s, Suedisë dhe Bashkimit Evropian, në mbështetjen e sektorit të pylltarisë.

    Ai paralajmëroi se kjo mbështetje mund të zvogëlohet në të ardhmen, duke bërë thirrje për rritjen e angazhimit institucional dhe buxhetor vendor.

    Ky podcast është pjesë e serisë së podcasteve të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO).Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.

    TË TJERA

    BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    Heqja e masave nga BE-ja, ekspertët: Të jetë leksion i rëndësishëm për Kosovën

    Kategoria e re e veturave të vogla elektrike të BE-së vjen me ‘super kredite’

    Nxënësit e American School of Kosova festojnë fundvitin me program artistik

    ‘Si mund të shpërbëhet BE-ja tani’ – Zelensky shpjegon arsyet për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

    Ahmeti: Pyjet mbulojnë mbi 45% të territorit të Kosovës, por sektori mbetet ndër më pak të financuarit

    Ahmeti: Pyjet mbulojnë mbi 44% të territorit të Kosovës, por sektori mbetet ndër më pak të financuarit

    LEXO GJITHASHTU

    Arrestohet një person për shpërlaje parash dhe mashtrim përmes transfereve bankare

    December 19, 2025

    PLD: Rezoluta në Kuvend për emigrantët është një akt i turpshëm populizmi, Maqedonia ka nevojë për zhvillim, jo ​​përçarje, frikë dhe ksenofobi

    December 19, 2025

    Gega i PDK-së: Kërkesa ime do të jetë të çbllokohen milionat me legalizim

    December 19, 2025

    Huazimi që nuk bind plotësisht, Bayern Munich mendon për përforcime të reja

    December 19, 2025
    TË TJERA

    LSDM: Së bashku me qytetarët hapim front për drejtësi

    December 19, 2025

    Xavi lidhet me një emërim si trajner i gjigantit të Ligës Premier

    December 19, 2025

    “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.