Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së fundit në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të qëllimshme për të shtrembëruar të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës së fundit.
AAk thotë se ekspozita përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre, duke cenuar rëndë ndjenjat e familjeve dhe përgjegjësinë historike për krimet e kryera.
AAK e konsideron këtë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës, që nuk mund të tolerohet.
Grupi Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se do të kërkojë sqarim nga Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, mbi kriteret që bazuan vendimin për financimin e ekspozitës, të cilin e quan “skandaloz”.
Partia thekson gjithashtu se autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, është ish-këshilltar në kabinetin e Albin Kurti, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese pasi narrative të tilla janë promovuar nga individë që kanë qenë pjesë e strukturave qeveritare.
AAK kërkon që përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm të thirren para drejtësisë dhe të japin llogari publike./Telegrafi/