KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Haxhiu për ekspozitën e masakrave: Të gjithë anëtarët e Kryesisë votuan pro, pos Listës Serbe

Haxhiu për ekspozitën e masakrave: Të gjithë anëtarët e Kryesisë votuan pro, pos Listës Serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me vendimin për mbështetjen financiare të një ekspozite, duke sqaruar se vendimi është marrë në Kryesinë e Kuvendit në përputhje të plotë me rregulloren për subvencionim.

Sipas saj, të gjithë anëtarët e Kryesisë – me përjashtim të përfaqësuesve të Listës Serbe – kanë votuar pro këtij vendimi. Ajo theksoi se Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të disponueshëm në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi në të dhënat e paraqitura.

Haxhiu shprehu keqardhje për situatën e krijuar, duke nënvizuar se verifikimi i detajuar i të dhënave nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryesisë së Kuvendit.

“Si Kryetare e Kuvendit, ndjej obligim institucional dhe moral të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar. Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se mbështetja për ekspozitën është dhënë me qëllim të mirë, por rasti në fjalë përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional.

Në këtë drejtim, Kryetarja njoftoi se do të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar procesin e vlerësimit, përfshirë themelimin e komisioneve të posaçme profesionale dhe ndryshimin e rregullores ekzistuese, me synim rritjen e transparencës, forcimin e kritereve dhe përmirësimin e llogaridhënies në vendimmarrje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.