Close Menu
    What's Hot

    Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje

    December 19, 2025

    Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

    December 19, 2025

    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje
    • Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja
    • Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës
    • McTominay i del në mbështetje Man Utd: Shumë lehtë t’i fajësosh, kanë bërë gjithçka për mua
    • Pete Davidson bëhet baba për herë të parë
    • Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së
    • Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi
    • BE i jep Ukrainës 90 miliardë euro hua – çfarë duhet të dini
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Gjermania

    A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Gjermania 2 Mins Read
    A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?
    A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qytetet gjermane që kanë qenë shtëpitë e industrisë më të fuqishme automobilistike në Evropë tani po shohin rënien e të ardhurave të tyre fiskale, për shkak të vështirësive me të cilat po përballet industria e veturave.

    Qytetet si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart – vendet ku gjenden përkatësisht Volkswagen, Audi dhe Mercedes – po përjetojnë rënie dramatike të taksave që grumbullojnë, pasi kompanitë kryesore të industrisë po shënojnë rezultate të dobëta në shitje. Si pasojë, këto bashki po përballen me deficite buxhetore, e zyrtarët janë detyruar të marrin masa si huamarrje, rritje tarifash dhe shkurtime shpenzimesh për të mbuluar boshllëqet, raporton dw.

    Në Friedrichshafen, për shembull, bashkia po rrit tarifat e çerdheve shumë herë më shumë gjatë dy viteve të ardhshme – një goditje e madhe për shumë familje. Ndërsa në Ingolstadt, autoritetet kanë hequr blerjen e pemëve të Krishtlindjeve dhe kanë reduktuar shumë shërbime publike për të kursyer para. Kryetarja e bashkisë e quajti situatën “një krizë të thellë financiare”.

    Shkaku kryesor?

    Taksat tregtare në Gjermani varen fort nga industrinë e automjeteve, e cila ishte në rritje për vite me radhë. Por tani, rritja e të ardhurave është ngadalësuar – madje edhe kur ka rritje nominale, ajo nuk arrin të mbulojë inflacionin.

    Humbjet e bashkive nuk janë ulur, përfshirë shpenzimet për migracionin, shërbimet sociale dhe popullsinë në plakje, duke rritur nevojën për para edhe kur të ardhurat bien.

    Industria e veturave po përjeton transformime të mëdha, përfshirë rënien e kërkesës në tregje të mëdha si Kina dhe shtyrjen e investimeve për automjetet elektrike, gjë që godet edhe furnizuesit përkatës.

    Në disa bashki, si Stuttgart, parashikimet buxhetore për vitet 2026–2027 tani duhet të rishikohen, sepse bazat fiskale që kishin planifikuar nuk ekzistojnë më. Dhe në Ingolstadt, një deficiti i parashikuar prej 30 milionë eurosh është rritur në rreth 88 milionë euro.

    Në Friedrichshafen, rënia e fitimeve nga furnizuesi kryesor ZF ka bërë që fondet që mbështesnin shërbimet sociale të shkurtohen, duke detyruar bashkinë të rrisë dukshëm tarifat e kujdesit për fëmijë – një goditje e fortë për familjet me fëmijë.

    Ekspertët thonë se, ndërsa këto qytete mund të shmangin rënien totale të prosperitetit, banorët do të ndjejnë shkurtime të dukshme të shërbimeve publike dhe rritje të kostove të jetesës në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

    TË TJERA

    A po shkatërrohet qyteti gjerman i automobilave?

    Porsche rikthen Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn Le Mans

    Fundi i një epoke – kreu legjendar i dizajnit të Mercedes largohet nga kompania

    Prodhimi industrial gjerman sërish tkurret – a është në rrezik rritja e eurozonës?

    Forcat e armatosura gjermane do të marrin 50 miliardë euro për armatim – kjo u miratua nga Komiteti i Buxhetit të Bundestagut

    Gjermania përuron qendrën e mbrojtjes nga dronët, funksionale nga janari

    Mercedes ndërtoi një Unimog luksoz që duket “shumë i veçantë për këtë planet”

    LEXO GJITHASHTU

    Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje

    December 19, 2025

    Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

    December 19, 2025

    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës

    December 19, 2025

    McTominay i del në mbështetje Man Utd: Shumë lehtë t’i fajësosh, kanë bërë gjithçka për mua

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Pete Davidson bëhet baba për herë të parë

    December 19, 2025

    Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së

    December 19, 2025

    Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.