KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, shpëton Mateo

Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, shpëton Mateo

Stenaldo Mëhilli është eliminuari i mbrëmjes së së martës nga spektakli Big Brother VIP Albania.

Ai u largua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku përballë tij ishte edhe Mateo Deda, i cili arriti të shpëtojë dhe të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Stenaldo u konsiderua si një nga konkurrentët më të veçantë të këtij sezoni, pasi, ndonëse i verbër, ai sfidoi stereotipet televizive duke u bërë pjesë e formatit dhe duke fituar simpatinë e publikut me energjinë dhe humorin e tij. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai solli momente të shumta argëtuese, veçanërisht përmes imitimit të zërave dhe karaktereve të njohura.

Për shumë ndjekës, rrugëtimi i Stenaldo Mëhilli u konsiderua inspirues, pasi dëshmoi se kufizimet fizike nuk janë pengesë për të qenë pjesë aktive e një formati kaq sfidues.

Ndërkohë, pas eliminimit të tij, gara në Big Brother VIP Albania vijon me banorët e mbetur, ndërsa televotimet pritet të bëhen edhe më të forta në fazën finale të spektaklit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.