I ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ish-komandanti i forcave detare Artur Muçollari, u ndal te lufta në Iran.
Sipas tij, Shqipëria nuk e rrezikon vendin tonë, as nga ana teknike por as nga interesat gjeopolitike.
“E para ajo skemë nuk është reale, distanca maksimale e një rakete iraniane është 2500 km, janë dy ose tre raketa balistike që kanë këtë distancë. Distanca nga kufi i Iran-Irak, e deri në Shqipëri është 2500 km, pra pa ndodhur shkatërrimi i bazës së raketave të Iranit, ishim në kufi të distancës, që do të thotë duhet t’i shtynim. Ne ishim në kufi. Por kjo skemë është jo reale.
Pjesa nga kufiri me Irakun deri në Teheran ka katër ditë që është pastruar nga bazat e lëshimit, që do të thotë që distanca ka shkuar 3 mijë kilometra, që do të thotë që jemi jashtë rrezes.
Le të marrim rastin se do ishim brenda rrezes, raketat do të kalonin në hapësirën mbiajërore të Turqisë dhe Greqisë para se të mbërrinin në Shqipëri.
Do të sulmohej një vend anëtarë i NATO që automatikisht aktivizon nenin 5, bën automatikisht NATO armik, dhe e fut në luftë. Pra teknikisht nuk ka mundësi por edhe strategjikisht nuk është në interesin e Iranit ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai. /TCH/