Ish-gjyqtari Pavel Fernandez ka shprehur mospajtimin e tij lidhur me kartonin e kuq të Federico Valverde në fitoren 3-2 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit.
Incidenti i diskutueshëm ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes së javës së 29-të në La Liga, kur mesfushori uruguaian ndërhyri nga pas ndaj Alex Baena në mes të fushës. Gjyqtari Jose Munuera Montero vendosi ta ndëshkojë menjëherë me karton të kuq, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri për të rishikuar vendimin.
Fernandez, megjithatë, mendon se vendimi ishte i ashpër dhe se ndëshkimi nuk përputhej me natyrën e ndërhyrjes.
“Uruguaiani bën një ndërhyrje shumë cinike ndaj Baena pa tentuar të luajë topin”.
“Por, për të qenë i sinqertë, nuk shoh forcë të tepruar apo rrezik për të shkaktuar lëndim. Ky është karton i verdhë”, deklaroi ai.
Real Madridi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 77-të, megjithatë arriti ta ruajë epërsinë prej 3-2, si dhe të arkëtojë pikët e plota në derbin madrilen midis “Santiago Bernabeut”.
Kësisoj, Reali vazhdon garën edhe për titull në La Liga, ku mbetet katër pikë prapa Barcelonës, duke pritur gabimin e skuadrës blaugranase./Telegrafi/