Sistemi inteligjent me shumë kate për parking paraqet një zgjidhje moderne që i përgjigjet sfidave të zhvillimit të shpejtë urban dhe hapësirës së kufizuar në qytetet e mëdha dhe të dendura.
Këta sisteme janë të krijuara që të mundësojnë parkimin efikas të një numri të madh automjetesh në një sipërfaqe relativisht të vogël, me një nivel të lartë automatizimi dhe organizimi.
Për dallim nga garazhet klasike ku shoferët kërkojnë vende të lira dhe lëvizin nëpër rampat e parkimit, parkimi inteligjent me shumë kate përdor një qasje të automatizuar në të cilën automjetet vendosen vertikalisht brenda strukturës.
Shoferi vjen te platforma hyrëse, e lë automjetin aty, dhe më pas sistemi e merr veturën dhe e transporton automatikisht në pozicionin e disponueshëm brenda objektit. I gjithë procesi është dizajnuar që të jetë i shpejtë, i sigurt dhe pa lëvizje të panevojshme brenda garazhit.
– YouTube www.youtube.com
Kjo lloj zgjidhjeje është veçanërisht e rëndësishme në ambiente si spitalet, ku trafiku i automjeteve është konstant dhe nevoja për parkim të organizuar dhe të besueshëm është shumë e madhe.
Përdorimi i këtij sistemi lejon një qarkullim më të mirë të automjeteve, redukton ngërçet dhe përdor më mirë hapësirën ekzistuese. Automatizimi gjithashtu kontribuon në rritjen e sigurisë, duke ulur prezencën e këmbësorëve dhe automjeteve në të njëjtën zonë, dhe kështu minimizohet rreziku i aksidenteve dhe dëmtimeve.
Një avantazh tjetër është optimizimi i hapësirës në zonat urbane ku çdo metër katror është i vlefshëm. Projekti vertikal mundëson vendosjen e një numri shumë më të madh automjetesh krahasuar me strukturat tradicionale të parkimit, pa nevojë për zgjerim të mëtejshëm të infrastrukturës. Kjo arrihet duke krijuar një balancë midis funksionalitetit dhe efikasitetit të hapësirës, që është jashtëzakonisht e rëndësishme në zonat e dendura.
Sistemet e tilla inteligjente për parking përfaqësojnë një hap përpara në zhvillimin e infrastrukturës urbane, duke kombinuar teknologjinë, automatizimin dhe prakticitetin për t’u përgjigjur nevojave moderne të përdoruesve, duke reduktuar stresin e gjetjes së parkingut dhe duke ndihmuar në organizimin më të mirë të trafikut në mjedise komplekse. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be