Debatet ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Albania 5 kanë nisur të ashpra në ditën e sotme (e mërkurë).
Ka qenë Rogert Sterkaj që është zënë me Mateo Borrin si dhe me Brikena Selmanin, të dy në nominim për këtë javë.
“A e ke burrë apo jo, po e nxjerr me duart e tua”, iu drejtua disa herë banori – modeles.
Foto: Instagram
Brikena ndërkohë në heshtje ia bëri me dije se nuk do t’i japë llogari atij për asgjë.
“Nuk dua të të jap llogari ty”, iu kundërpërgjigj.
Mateo gjithashtu u përfshi në debate, marrë parasysh që Rogerti është rivali i tyre i madh.
Në nominim përveç tyre këtë javë janë edhe Selin Bollati e DJ Gimbo. /Telegrafi/