Familja Beckham po shijon disa ditë pushimi në Ishujt Balearik, ku Victoria Beckham ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga udhëtimi i tyre familjar.
Në fotografitë e publikuara, David Beckham dhe djali i tij Romeo tërhoqën vëmendjen teksa shfaqën fizikun e tyre të tonifikuar gjatë një dite relaksi në det.
Shumë fansa vunë re edhe ngjashmërinë e madhe mes babait dhe të birit, shkruan DailyMail.
Victoria publikoi gjithashtu një fotografi romantike me Davidin në perëndim të diellit, ndërsa në album nuk munguan as momentet argëtuese me vajzën e tyre Harper dhe të dashurën e Romeos, Kim Turnbull.
Pushimet e familjes Beckham në Mesdhe vijnë në një periudhë kur Victoria ka folur hapur për vetëbesimin dhe stilin e saj të jetesës, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien. /Telegrafi/
