Përzgjedhësi i Tunizisë, Sabri Lamouchi, ka vendosur ta përjashtojë nga lista për Kupën e Botës sulmuesin e Karlsruhes, Louey Ben Farhat, pas një situate të pazakontë që lidhet me babanë e futbollistit.
Sipas raportimeve, disa klube të Bundesligës po e ndjekin nga afër 19-vjeçarin, por babai i tij e ka telefonuar Lamouchin për t’i thënë se ishte “shumë herët” që djali i tij të luante në Kupën e Botës.
Lamouchi ka treguar se, pas kësaj telefonate, u përpoq ta sqarojë keqkuptimin drejtpërdrejt me lojtarin, por Ben Farhat nuk iu përgjigj thirrjeve.
Për këtë arsye, ai vendosi ta heqë emrin e tij nga skuadra e Kampionatit Botërorit, duke e interpretuar situatën si refuzim.
Lojtari, i lindur në Gjermani, kishte humbur gjysmën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi, por zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë me Karlsruhen në Bundesliga 2.
Ai i zhvilloi edhe paraqitjet e para me Tunizinë muajin e kaluar, në miqësoret ndaj Haitit dhe Kanadasë. /Telegrafi/