Poezi nga: Ted Kooser
Përktheu: Gjekë Marinaj
Dikush ka qenë këtu sot në mëngjes
të kositë barin, i ardhur dhe i shkuar pa u parë
por duke lënë gjurmë, ndoshta duke bredhur me një fugon
me një karroceri të ulët nga mbrapa që shtrinë
barishtet poshtë me kahe nga autostrada,
dikush i paguar me normë, jo i paguar sa duhet,
zemërkeq dhe idhnak, tepër për ngut
për të përdhosur barishte që përshëndesin
në kryqin e hekurt të makinës korrëse
ose të presin barin e gjatë e të kuq të shpatit
duke e rruar shumë afër tokës
pa rrezikuar thyerjen e kosës. I pa kujdes,
i dalldisur, duke lënë bojë jeshile
që nga vendi i veglave të kosës deri te varrezat.
Të vdekurit duhet të kenë mbetur të kënaqur,
ta kenë botën e tyre prapë të veten,
të dëgjojnë rrahjet e çekiçit mbi kosë dhe kullë,
nën peshën e ftohtë të kosëtarit budalla
dhe të dëgjojnë fugonin të sillet e rreth e rreth
që një herë filloi, pastaj iku tutje,
të dëgjojnë klithmat e vogla të rrotave
të vrapojnë drejt tyre, të patrazuar, në linjën
që të prinë për askund ku të vdekurit duan të shkojnë.