Anne Hathaway ka reaguar ndaj thashethemeve që prej vitesh e etiketonin si “divë”, duke treguar se në fillimet e karrierës iu desh të mbrohej emocionalisht në një moshë shumë të re.
Në një intervistë për Vogue Australia, teksa promovon filmin The Devil Wears Prada 2, aktorja 43-vjeçare pranoi se nuk ka qenë kurrë një person perfekt dhe se për një kohë të gjatë kishte frikë të tregonte anën e saj të butë.
Ajo u shpreh se është një person i ëmbël, por për shumë vite kjo gjë e ka bërë të ndihej e pasigurt si një grua e re, ndaj vendosi të bëhej më e fortë për të mbrojtur veten, shkruan DailyMail.
Në fillimet e karrierës, Hathaway u përball me kritika dhe raportime që e përshkruanin si kërkuese apo të vështirë për t’u menaxhuar.
Disa media raportuan për raste kur ajo kishte kthyer disa herë porosi ushqimi apo kishte kërkuar kushte të veçanta gjatë intervistave, megjithatë përfaqësuesit e saj në disa raste i kanë mohuar këto pretendime dhe i kanë quajtur të pavërteta.
Aktorja theksoi se sot nuk ndien më nevojën të mbrohet në të njëjtën mënyrë dhe ndihet më e qetë me veten.
Ndërkohë, ajo rikthehet sërish në rolin e Andy Sachs në vazhdimin e filmit të njohur The Devil Wears Prada, i cili pritet të dalë në kinema më 1 maj 2026. /Telegrafi/