Catherine Zeta-Jones ruan një figurë të jashtëzakonshme në moshën 56-vjeçare, dhe sekreti i saj duket të jetë dieta e përditshme.
Ajo preferon vakte të shëndetshme gjatë javës dhe indulgjenca të lehta gjatë fundjavës.
Çdo mëngjes përgatit kafenë franceze dhe mëngjes sipas stinës: tërshërë me fruta dimrit dhe kos me granola pranverë-verë, shkruan DailyMail.
Për drekë zgjedh sallata me pulë, peshk ose patëllxhan, të shoqëruara me një filxhan kafe dhe skons të përgatitura në shtëpi.
Gjatë fundjavës, familja shijon mëngjes britanik të skuqur ose bukë të thekur franceze me shurup panje kanadez.
Darkën zakonisht e kalon me Michael Douglas, duke zgjedhur vakte të lehta dhe sallata të shëndetshme.
Çifti festoi vitin e kaluar 25-vjetorin e martesës dhe rutina e tyre ushqimore duket se është pjesë e sekretit të shëndetit dhe rinisë së aktorës. /Telegrafi/