Kelly Osbourne, 41 vjeçe, mori pjesë në sfilatën e John Richmond gjatë Javës së Modës në Londër, ku tërhoqi vëmendjen me një kostum ngjyrë ari, pjesë transparente në bel dhe një të çarë të lartë në kofshë.
Një natë më parë, ajo kishte parakaluar në sfilatën e Natasha Zinko së bashku me Katie Price.
Ajo shkëlqeu me paraqitjen dhe bëri që të marrë komente e reagime të shumta pozitive.
Kelly
Kjo fokusohet gjithashtu te rrëfimi i saj i fundit për varësinë dhe pikëllimin pas vdekjes së babait të saj, Ozzy Osbourne, vitin e kaluar.
Kelly tregoi se pas vdekjes së tij përjetoi një periudhë shumë të vështirë emocionale dhe u rikthye te alkooli, pasi nuk ishte në gjendje të përballonte dhimbjen.
Ajo tha se ndihej ‘një guaskë’ e vetvetes, nuk mund të hante, fliste apo kujdesej për veten.
Kelly
Artistja deklaroi se tani është sërish në rrugën e rikuperimit dhe tha se ishte tetë muaj pa konsumuar alkool në kohën e intervistës.
Kelly, e cila ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën që në adoleshencë, shpjegoi se për të këto nuk kanë qenë kurrë çështje argëtimi, por një mënyrë për t’i shpëtuar dhimbjes emocionale.
Kelly
Ajo gjithashtu tha se nuk pret të ‘kalojë’ plotësisht dhimbjen për humbjen e babait.
Në fund, përmend edhe përpjekjen për të nisur një kapitull të ri të jetës pas rikthimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë. /Telegrafi/
Kelly