KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Prishtinë përmes fotografive: Mijëra qytetarë në shesh, flamuj dhe brohoritje “UÇK”

Protesta në Prishtinë përmes fotografive: Mijëra qytetarë në shesh, flamuj dhe brohoritje “UÇK”

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e pestë radhazi të protestës kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografitë nga qendra e kryeqytetit pasqyrojnë atmosferën e protestës, ku pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së, si dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një nga momentet më të dallueshme të mbrëmjes ishte shpalosja e një flamuri gjigant kuqezi mes protestuesve në shesh.

Gjatë tubimit u ndezën edhe flakadanë, ndërsa nga turma u dëgjuan në vazhdimësi brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”. Atmosfera u shoqërua edhe me këngën “Mora fjalë”.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa organizatorët kanë kërkuar gjithashtu rritjen e mbështetjes financiare nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi se protestat mund të zgjerohen nëse nuk ndërmerret një iniciativë për ndryshimin e ligjit./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.