Futbollisti me prejardhje nga Shkodra, Brajan Gruda duket se nuk po e konsideron fare përfaqësimin e Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar.
Gruda është dëshira e madhe e FSHF-së, por deri më tani ka qenë tepër i qartë se Gjermania është prioriteti kryesor dhe këtë e ‘ri-konfirmoi’ me veprimin e fundit.
Ai përmes një postimi në Instagram shkroi se “gjithmonë është ndër të luash për Gjermaninë”.
“Gjithnjë nder të luaj për Gjermaninë. Disa hapa mbrapa por i lumtur me rezultatet. Rikthehemi së shpejti”, shkroi ai.
Gruda ishte pjesë e Gjermanisë U21 në ndeshjet e këtij muaji, aty ku e ka vendin e titullarit si dhe është në planet e ekipit A, por gjasat janë vogla që të ftohet në ekipin A për Kampionatin Botëror 2026.
Përndryshe, te Gjermania U21 është edhe Nelson Ëeiper i cili mund ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, si dhe Arijon Ibrahimovic që po kërkohet me ngulm që sa kohë nga Kosova./Telegrafi/