Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj San Marinos.
Edhe pse “Kuq e Zinjtë” po dominojnë në “Air Albania”, vetëm Kristjan Asllani ka arritur ta tundë rrjetën e kundërshtarëve.
Asllani realizoi një eurogol nga distanca për ta lënë portierin plotësisht të shtangur dhe i dhënë epërsinë Shqipërisë.
Rey Manaj kishte disa mundësi shënimi megjithatë assesi s’ia doli t’i finalizojë.
Faktikisht, edhe San Marino rrezikoi në fund, mirëpo portieri i Egnatias Mario Dajsinani ia mohoi golin me një pritje fantastike./Telegrafi/