Llapi dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur tmerrshëm sezonin me vetëm një fitore dhe gjashtë humbje nga shtatë ndeshje, kështu që synon tri pikët para tifozëve të vet, për t’i ikur fundit të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i trajnerit Mislav Kaoglan nuk di për fitore për tri ndeshjet e fundit, kështu që gjithashtu synon fitore për tu ngjitur në tabelë.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Laroshi; Aliu, Jaha, Emini, Ademi, Ramadani, Blakcori, Hetemi, Kolgeci, Sorensen, D’Almeida
Ballkani: Selmani; Jashanica, Halili, Batarelo; Vokrri, Diene, Kuc, Dosso; Serebe, Berisha;
/Telegrafi/