Nuk ka njoftime për anulime të fluturimeve nga linjat ajrore që fluturojnë nga aeroportet e RMV-së për shkak të krizës me derivatet e naftës, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë fluturimet me kosto të ulët.
Nga Qeveria për “Lokalno” thonë se ata mbeten plotësisht të përkushtuar për zhvillimin e trafikut ajror dhe se nuk do të shkurtojnë subvencionet për fluturimet me kosto të ulët, për shkak të krizës së karburantit dhe njoftimeve të disa vendeve evropiane se po shqyrtojnë kufizimin e fluturimeve për të lehtësuar kapërcimin e krizës së naftës.
“Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit, mbetet plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e trafikut ajror dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare për futjen e linjave të reja ajrore, për të cilat janë siguruar fonde në Buxhet”, thonë nga Qeveria.
Nga atje shtojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim nga asnjëra prej linjave ajrore për anulimin e fluturimeve dhe se orari i përcaktuar i fluturimeve po zbatohet, pa asnjë anulim./Telegrafi/